Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama e ka uruar me një imazh nga qyteti i Tropoja.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, ai poston dy foto të shëtitores së Tropojës, si ka qenë para vitit 2013, dhe si është sot.
Në statusin e tij, Rama nuk harron të përmendë edhe faktin se Partia Socialiste kërkon e vetme timonin e reformave, pa të tjerë në prehër.
MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të shëtitores së Tropojës më 2013 dhe sot🌹Ende ka shumë për të bërë për Tropojën që duam por dhe shumë ka për të humbur nëse #PartiaSocialiste 🌹 nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave. Për #ShqipërinëQëDua/a.ç