Një protestues që nxitoi të hipë në strehën e Kryeministrisë, mësohet se është bllokuar aty.
Policia ka lejuar rikthimin e protestuesve për ta ndihmuar që të zbresë. Është e paqartë pamundësia për të zbritur.
Mediat janë të dyzuara teksa shprehen se është lënduar nga gazi lotsjellës, ose nuk zbret dot nga skela.
Ndërkohë policia ka vijuar thirrjet me megafon për të shmangur aktet e dhunës.