Zvërneci rrezikon të humbasë jo vetëm interesin si pikë turistike, por edhe jetët e vizitorëve. Ka qenë një qytetar, i cili pranë redaksisë së JavaNews ka dërguar fotografitë e mëposhtme ku duket qartë ura e dëmtuar. Bëhet fjalë për urën 270 metra të gjatë që të lidh me ishullin piktoresk.
Zvërneci, pjesë e Bashkisë Vlorë, është një atraksion tjetër i jugut të vendit, por që për shkak të shkatërrimit të urës mund të rezultojë i rrezikshëm për qytetarët.











