FOTOLAJM/ Ky është paradoksi i dy botëve që ndodh në ishullin grek
Euronews ka publikuar në Twitter një foto jashtëzakonisht domethënëse. Fotoja është shkrepur në ishullin Kos të Greqisë.
Ajo që bie në sy në foto dhe që përcjell një mesazh të forte, është fakti se nga njëra anë në foto duken turistët perëndimorë që pushojnë në brigjet e ishullit, ndërsa në sfond duken emigrantët që vijnë nga zonat e luftës në Lindjen e Mesme.
Paradoksi është i madh. Perëndimorët mes luksit dhe rehatisë përballë fatkeqësisë dhe luftës, takohen në ishullin grek, vend i cili është në borxhe galopante.









