Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Vlorës Genc Deromemaj ka bërë sërish thirrje që sezoni turistik të mos hapet në qytetin bregdetar.
Teksa ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale, kandidati i opozitës shprehet se gjendja në bregdet në Vlorë është e rrezikshme pasi është pushtuar nga gjarpërinjtë. Kjo pamje sipas tij është e frikshme ndaj nuk duhet që të hapet sezoni turistik.
E gjitha kjo sipas Deromemaj vjen prej projekteve të qeverisë. Sipas tij pamja në Vlorë është e frikshme dhe e rrezikshme.
“Të dashur miq: E kam shprehur prej kohësh, publikisht, shqetësimin për mos-hapjen e sezonit turistik këtë vit në Vlorë. Duke e quajtur madje ‘mbyllje të sezonit’. Fotot që shihni më poshtë japin një pamje të frikeshme dhe rrënqethëse. Ja pra, se pse nuk mund t’a hapnin sezonin. Gjarpërinjtë kanë pushtuar atë që pushteti e quan ‘Lungomare’ ndërsa vlonajtët si ne e ju, herë ‘Lungobalta’ e herë ‘LungoRama’. Që sot e tutje mund t’i themi edhe ‘LungoGjarpëri’. Këta gjarpërinj dalin nga shtufi I hedhur aty, por nuk janë të vetmit që rrezikojnë jetën e banorëve, dhe sidomos fëmijëve. Në atë palo rërë që kanë hedhur në plazh, rriten edhe akrepat e merimangat. Kam një lutje: Mbajini larg fëmijët nga ajo zone! Bëni durim: Ora e ndryshimit po vjen! Vlora nuk do ta pranojë këtë turp!” shkruan ai në Facebook











