Nënkryetari i opozitës, Agron Gjekmarkaj, ka zhvilluar një takim me Papa Leonin XIV, të cilin e ka cilësuar si një moment mirënjohjeje, frymëzimi dhe besimi në vazhdimësinë e marrëdhënieve të forta mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Por ndërsa Gjekmarkaj publikonte pamjet nga takimi, gazetari i opozitës Arnold Kariqi reagoi me një koment ironik në rrjetet sociale, duke shkruar: “Të jeni të bindur se tymi i bardhë nga Vatikani del më shpesh sesa Agron Gjekmarkaj në Syri TV”.
Sulm personal i gazetarit të opozitës ndaj Agron Gjekmarkajt apo porosi e Berishës për të goditur një nga figurat kryesore të opozitës?












