Kryeministri italian Mateo Renzi, gjatë takimit me presidentin e Kenias, Uhuru Kenyatta, është paraqitur me një jelek anti-plumb.
Në foton të marrë nga videoregjistrimi zyrtar i takimit, jeleku është mjaft i dukshëm, pavarësisht se është fshehur poshtë xhaketës.
Revista “Nairobi News”, e cilëson një fyerje një gjest të tillë të kryeministrit italian dhe ironizon me foton:
“Nuk duhet ta ketë marrë shumë seriozisht ftesën e presidentit të Republikës së Kenias, deri sa ka filluar të shqetësohet për sigurinë e tij…”.










