Kuvendi sot ka nisur me akte dhune nga ana e opozitës.
Disa prej deputetëve të Sali Berishës janë vetëshpallur “ministra” duke zaptuar karriget e atyre realë.
Klevis Balliu dhe Flamur Noka duken në sallë të ulur si pa të keq në një rresht me Toni Gogun. Njësoj si ministrat qe ka shpallur Pëllumb Pilinci edhe PD ka vendosur siduket qeverinë në hije…
Nuk dihet ende cfarë kërkon konkretisht Partia Demokratike, por nga pamjet duken edhe deputetë të tjerë që kërcejnë mbi tavolina, si dikur Ilir Meta ndaj Jozefina Topallit.











