Një qytetar është arrestuar në Gjilan pasi ka fotografuar votën gjatë zgjedhjeve parlamentare në Kosovës.
Procesi i votimit në Kosovë në përgjithësi ka shkuar mirë, me përjashtim të disa problematikave të vogla, të cilat janë zgjidhur.
“Në përgjithësi, procesi i votimit është duke shkuar në rregull, duke evidentuar disa probleme të vogla, të cilat janë evituar më pas. Kreu i KQZ-së tha se fillimisht në qendrat e votimit të votave me kusht ka pasur fillimisht disa probleme teknike. Demokracia në Veprim thotë se 9% e vendvotimeve janë hapur me vonesë për shkak të mungesës së komisionerëve, ndërsa një person është arrestuar, sipas Prokurorisë, me dyshimin se ka fotografuar votën në Gjilan”, raporton nga Prishtina gazetarja Blerta Dalloshi Berisha.