• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Fotografi Rama dhe keqkuptimi me rilindjen urbane

by S M
22/09/2017 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Rituali është i njëjtë thuajse çdo ditë. Kryeministri e fillon ditën duke ju drejtuar rrjeteve sociale, diku me një artikull të shtypit të huaj për Shqipërinë, diku me disa foto, diku me një video ajrore të një qendre urbane të transformuar. Natyrisht gjithçka pozitive, asgjë negative apo me sens kritik. I zoti s’mund ta shajë mallin e tij. Por në fakt për këtë gjë mendojnë rregullisht lexuesit e shumtë të blogjeve dhe llogarive të Edi Ramës në internet. Një pjesë e reagimeve të tyre janë mjaft kritike, madje edhe ironike e tallëse. Ata e ftojnë Ramën të shohë varfërinë, vendet e punës dhe korrupsionin, në vend që të merret “me lyerje fasadash”, duke i kujtuar se ky është sporti i tij i preferuar, që nga koha kur ishte kryetar i bashkisë së Tiranës. Ndodhi edhe dje, kur disa pamje me dron të fshatrave Tamarë e Razëm, ngjallën debate në llogarinë e kryeministrit në Facebook. Dikush ironizonte me Ramën (i cili nuk harron të replikojë as nga Nju Jorku ku ndodhet tani), duke i bërë thirrje të mos  e persërisë të njëjtën gjë. Pra të postojë fotografi.

Duket se ky pickim në distancë i pëlqen kryeministrit, pasi ai e vijon i pashqetësuar këtë stil komunikimi, megjithë sharjet e talljet që merr nga lexuesit, pa përtuar t’u përgjigjet në shumë raste. Është e tepërt të thuhet se kjo shfaqje publike e përditshme ka anët e saj të mira dhe të këqia. Më shumë të këqia sesa të mira, mund të thonë jo pak vëzhgues që rrinë e lexojnë çdo ditë “kacafytjet” dixhitale të kryeministrit me të panjohurit e rastit.

Por përtej këtij spektakli që konsumohet në pazarin e zhurmshëm të rrjeteve sociale, debati mes Ramës dhe lexuesve të tij ka brenda një listë çeshtjesh parimore e me rëndësi për mënyrën sesi po qeveriset ky vend.

Veç shumë halleve të tjera, ky vend ka pasur dhe ka edhe një problem të vjetër estetik, i cili ka bërë të rrudhin buzët mijëra e mijëra të huaj që kanë kanë parë pluhurin e kudondodhur të rrugëve, mishin e therur që shitet anës autostradave, ndërtimet e shëmtuara pa leje dhe qytetet-konvikte, ku të merr frymën fasada e prishur e pallateve të komunzimit, barakat prej teneqeje të ndryshkur dhe rrugët plot gropa, mbi të cilat qëndrojnë varur tufa telash e antenash gjithfarë. Kemi jetuar dhe vijojmë të jetojmë në një vend të shëmtuar, që të bën të ikësh me vrap nga rruga, trotuari, sheshi apo udhëkryqi, e të futesh në shtëpi apo në një ambjent biznesi a kafene ku ndjehesh më mirë.

Ky peisazh afrikan është njëri ndër problemet madhore të tranzicionit shqiptar, e kotë të fshihemi pas gishtit. Kemi qenë tradicionalisht pre e të shëmtuarës, kemi jetuar dhe vazhdojmë të jetojmë në një vend që ka lumenjtë më të virgjër të Europës, por njëherësh edhe më të ndoturit. Jemi banorë të një shteti ku mbretëria e qeseve të ambalazhit shtrihet në të gjitha skajet e vendit dhe ku liqenet më ekskluzive mbulohen nga “ushtria” e shisheve plastike dhe plehrave gjithfarësh, si në rastin e Kukësit. Të këtij qyteti tejet piktoresk dhe me ajër të pastër, që rrethohet disa herë në vit nga një “unazë” e shëmtuar mbeturinash që pluskojnë në liqenin rreth tij. Si mund të durohet një pisllëk i tillë? Si mund të rriten fëmijët në një ambjent si ky?

Katër vjet pasi qeveria shqiptare vendosi të ndërhyjë fuqishëm në qendrat urbane të mëdha e të vogla të vendit, është koha të themi se operacioni nuk ka qenë vetëm estetik dhe ç’është më e rëndësishmja nuk ka qenë një dështim. Përkundrazi. Tirana, Vlora, Berati, Korça e plot qytete të tjera, deri tek Belshi i vogël dhe i harruar, kanë zbuluar kënaqësinë dhe avantazhet e transformimit të qendrave të tyre. Bizneset e turizmi janë rritur, pronat janë rivlerësuar, vëmendja e publikut është kthyer tek zona dikur të konsideruara si geto të pista. Shihni Pazarin e Ri që ta kuptoni këtë gjë më së miri. Këto ndryshime mund t’i quash makijazhe të tepruara, mund t’i anatemosh gjithë ditën e natën për fondet që kanë thithur, mund edhe të mos i pëlqesh (edhe me të drejtë), si në rastin e kullës së Korçës apo rrugës gjarpëruese të Plazhit të Durrësit, por në fund fare s’mund të rrish pa vënë në dukje se transformimi urban ka sjellë një permiresim të prekshëm dhe të mirëpritur në ambjentin shqiptar. Që ka rënë në sy tek shqiptarët dhe sidomos të huajt.

Ndër kritikat më realiste që i bëhen Edi Ramës kur flitet për Rilindjen Urbane, është ajo e balancimit të estetikes, me të nevojshmen dhe prioritaren. E thënë ndryshe, është gjetja e atij ekuilibri mes pamjes dhe thelbit, që kryeministri nuk e ka gjetur, sipas kritikëve të tij. Bëhen fasada po pak më tutje, në anë të godinës së bashkisë së rregulluar te iks qyteti qëndrojnë turma të papunësh. Rregullohen shetitoret, por banorët e asaj qendre urbane e marrin bukën me listë. Jepen fonde për të ndërtuar sheshe e bulevarde por ka korrupsion në përdorimin e parave publike. Këto kritika qëndrojnë të gjtiha në parim, por kurrsesi kjo oponencë nuk mund të paragjykojë dhe përjashtojë faktin se Shqipëria aktuale, kishte dhe ka ende nevojën urgjente, që pas rreth 30 vitesh nga rënia e komunizmit, të fillojë të marrë më në fund pamjen e një vendi normal.

Meritat e Ramës dhe skepticizmi i opozitës dhe i një pjese të opinionit publik, nuk janë përjashtuese. Këtu është problemi. Kishte dhe ka shumë papunësi, mosbesim tek qeverisja e institucionet, korrupsion e varfëri. Por kishte dhe ka një nevojë ulëritëse për të bukurën, normalen, të pastrën dhe të rregulltën. Kritikojeni gjithë ditën Ramën për vendet e punës, ruajeni të paprekur mosbesimin për politikat e qeverisë së tij, për punën e ministrave dhe bëmat e shëmtuara të zyrtarëve të shtetit. Por kjo s’ka pse të na bëjë të mos shohim që kemi nevojë të ndihemi më mirë në ambjentin ku jetojmë, në plazhin ku kalojmë pushimet, në rrugën që na çon për në punë dhe për sheshin ku fëmijët tanë kalojnë pasditet. Qendrat urbane janë pjesë e jetës shqiptare, madje element qëndror i saj. Le t’i trajtojmë si të tilla, jo si aksesorë që shërbejnë për engledisjen  e sedrës dhe tekat e një apo shumë personave me pushtet.

Next Post
Italianët dërgojnë dosjen për ekstradimin e Alket Hatisë, është në kërkim policor

Italianët dërgojnë dosjen për ekstradimin e Alket Hatisë, është në kërkim policor

Comments 1

  1. Krist says:
    8 years ago

    Zoti Skender,duket sikur po kerkoni te merrni nje kthese,por kujdes,mos e merr te forte,dhe aspak,shume te forte,se nga forca centrifugale,del jasht orbite.Keta keshilla,duket sikur i ke patur parasysh,se,sidomos nga fundi,ke kaluar perseri ne korsine tende te zakoneshme.Por gjithsesi ndryshimi eshte i mirepritur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

Shoferi i dehur në timon, makina del nga rruga dhe përplaset me pemën/ Humb jetën pasagjeri

January 24, 2026
Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

Parandalohet krimi në familje/ Dhunoi bashkëshorten dhe e kanosi me vdekje, arrestohet 53-vjeçari

January 24, 2026
Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

Dyshohet se.. Ja si e humbi jetën vajza e futbollistit të KF Tiranës (Detajet)

January 24, 2026
Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

Nën masa të rrepta sigurie, 90 të dënuar me rrezikshmëri të lartë transferohen sot drejt burgut të Peqinit

January 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do ju bëjë të ndiheni të sigurt, parashikimi i horoskopit për sot

January 24, 2026
Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

Apeli i Posaçëm lë në fuqi masat për 8 anëtarët e grupit Rraja/ Akuzohen për trafik droge

January 24, 2026
“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

“Jemi pranë familjes së futbollistit Freddy Alvarez”/ FSHF zyrtarizon shtyrjen e ndeshjes: Ngushëllime të sinqerta

January 24, 2026
Po, të pandehurit janë në sallën e Parlamentit!

Edi Rama i ka ditët e numëruara

January 24, 2026
Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

Drogë në qeli kundrejt pagesës, masat e sigurisë që kërkon prokuroria për policin e burgjeve dhe personat që e siguronin

January 24, 2026
“Foltore 2”, opozita proteston sërish para Kryeministrisë

Sot protesta e opozitës, mungojnë organizimet në degët lokale, protestuesit do udhëtojnë me..! Plani i masave nga policia

January 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In