Andon Frrokaj është kandidati i tretë i PD-së në Lezhë. Mirëpo, në formularin e vetëdeklarimit, ai ka shënuar dy mbiemra dhe dy vendlindje të ndryshme.
Kështu, ai garon nën emrin Andon Frrokaj me vendlindje në Krujë. Mirëpo, më parë deklaron se e ka patur emrin Anton Biba me vendlindje në Pejë të Kosovës, shkruan “Panorama”.
Gjithashtu, ai deklaron se ka qëndruar në Gjermani nga viti 92-95 për arsye ekonomike./a.ç