• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FOTO/ Zbulohet dokumenti, Lubonja u izolua në Spaç pasi refuzonte punën e detyruar në minierë

by A R
11/05/2017 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish- drejtori i Arkivës së ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi publikon një dokument të vitit 1979 ku thuhet se izolimi i Fatos Lubonjës në Spaç u bë sepse refuzonte punën në minierë.

Sipas Dervishit të dënuarit me vendim gjykate gjatë diktaturës komuniste e vuanin dënimin në kushte izolimi të plotë (burg) ose nëpërmjet punës së detyruar.

Në dokumente të Këshillit të Ministrave dhe akte të tjera, për të mos u kuptuar cilët janë, ata quhen shpeshherë “punëtorë të detyruar”. Në 10-vjeçarin e parë të regjimit komunist, në diapozitivin e dënimin, përveç viteve të burgimit apo konfiskimit të pasurisë shënohej edhe vuajtja e dënimit nëpërmjet punës së detyruar.

Më vonë kjo praktikë u hoq, ndërsa përzgjedhjen se kush duhet të punonte e kush duhej të qëndronte në regjim burgu, e bënin vetë organet e punëve të brendshme. Në jo pak raste, të dënuarit refuzonin të punonin në minierë.

Komanda e kampit të të burgosurve në Spaç, me një shkresë të datës 27.8.1979 drejtuar Drejtorisë së Policisë Popullore (Degës së Zbatim Vendimeve Penale), propozonte transferimin nga ky repart ndër të tjera edhe të dënuarit Fatos Lubonja, të cilin e kishte mbyllur në birucë sepse refuzonte të punonte. Ndër të tjera në këtë raport thuhej:

1-I dënuari me 17 vjet për krime kundër shtetit, Fatos Todi Lubonja, mbasi u ridënua në maj 1979 për agjitacion, u rikthye në këtë repart dhe prej kësaj kohe ka intensifikuar veprimtarinë e tij.

Refuzon kategorikisht të dalë në punë dhe kërkon me insistim të izolohet dhe të kalojë në regjim burgu jashtë këtij reparti me pretekstin se është dënuar me dëshmitarë të rremë, një pjesë të të cilëve vuajnë dënimin në këtë repart.

Shprehet qartë se do të bëjë “njërën” dhe nuk qëndroi në këtë ambient. Nga komanda janë bërë përpjekje për ta bindur, është dënuar dhe vazhdon i dënuar në birucë. Prandaj jemi të mendimit që të niset sa më parë sepse prej tij ka rrezik të ndërmerren veprime ndoshta dhe me pasoja.

Bashkëlidhur faksimilja dhe një foto e kampit e bërë në vitin 1973

Next Post
Mourinho paralajmëron lojtarët: Është hapi i fundit

Mourinho bën eksperiment me formacionin ndaj Celta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com