• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Zbardhet atentati në Lezhë, policia arreston njërin prej autorëve, Gjovalin Voci (Samuel Feta)

by Java News
11/07/2017 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Lezhës ka zbardhur atentatin që ndodhi sot në mëngjes në Kalivaç të Lezhës, ku mbeti i plagosur shtetasi A.Gj. 47 vjeç. Ai u qëllua në automjet nga disa persona me armë zjarri, të cilët më pas u larguan nga vendngjarja. Policia thotë se autorët ishin dy dhe është kapur njëri prej tyre, i cili po tentonte te kalonte ne Kosove.

NJOFTIMI I POLICISE

Zbardhet ngjarja e ndodhur sot në orën 05:15 në fshatin Kalivaç në Lezhë ku mbeti i plagosur shtetasi A.Gj.

Identifikohet dhe arrestohet njëri nga autorët e dyshuar të tentativës për vrasje

Më datë 11.07.2017, rreth orës 05:15, jemi njoftuar se në Kalivaç në Lezhë, është plagosur  me armë zjarri shtetasi A.Gj. 47 vjeç , banues në Kalivaç Lezhë.

Më të marrë njoftimin , nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Lezhës , është formuar grupi hetimor, ku është shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet hetimore për të bërë të mundur zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore të autorëve.

Nga hetimet ka rezultuar se, kur shtetasi A.Gj. ka qenë duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Benz furgon, në Kalivaç, është qëlluar disa herë me armë zjarri nga 2 persona , ku si rezultat i të shtënave ka ngelur i plagosur në pjesën e këmbës.

Është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal Lezhë, për dhënien e ndihmës mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si rezulat i veprimeve të shpejta profesionale e  hetimore, si  dhe duke   bashkëpunuar  me  Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lezhë ,  është bërë i mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar,  ku falë koordinimit efikas të punës me policinë e Kukësit , u arrestua  në flagrancë në tentativë për tu larguar jashtë vendit nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Morinë Kukës , dhe konkretisht shtetasi:

Gjovalin Voci (Samuel Feta) , 40 vjeç ,  banues në Kalivaç – Lezhë.

Nga terësia e veprimeve të deritanishme, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta midis shtetasit A.Gj. dhe shtetasit Gjovalin Voci.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti i  shtetasit të dëmtuar si dhe tre gëzhoja armë zjarri.

Materialet hetimore e proçeduriale do ti kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale  “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim ‘ “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76/22/25 dhe 278 të Kodit Penal.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe  identifikimin e arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale. /ma.me

f05049c4-e1f5-4a30-93de-c3c4f22f1544 (1)

 

 

Next Post
Raporti i Task-Forcës për zgjedhjet, Mandija takohet me përfaqësues të KE e BE

Raporti i Task-Forcës për zgjedhjet, Mandija takohet me përfaqësues të KE e BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

Shisnin kokainë dhe kanabis në plazhet e Livadhit dhe Llamanit, në pranga 3 persona

August 6, 2026
Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

Për çfarë shpenzon Serbia miliona nga rezerva buxhetore?

August 6, 2026
Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

Aksident në Fier-Lushnje, makina del nga rruga dhe përfundon në nënkalim

August 6, 2026
Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

Unazat zbuluan gjithçka? Më shumë detaje nga “martesa sekrete” e Gigi Hadid me Bradley Cooper

August 6, 2026
Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

Alarm i OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

August 6, 2026
Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

Policia zbardh detaje për deportimin e Sokol Hoxhës, autor i tre vrasjeve

August 6, 2026
Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-kapiteni dhe ish-trajneri i Sopotit, Besnik Çota

August 6, 2026
Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

Hakerët hyjnë në ‘zemër’ të infrastrukturës amerikane, preken sistemet e ujit në 12 shtete

August 6, 2026
“Paketa e maleve” për turizmin, lehtësira në taksa për të nxitur investimet në zonat e pazhvilluara

Gushti sjell kulmin e sezonit turistik në Theth, rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

August 6, 2026
Trump hedh poshtë raportimet mbi rezervat e shteruara të Pentagonit: SHBA ka sasi të mëdha municionesh -

Trump hedh poshtë raportimet mbi rezervat e shteruara të Pentagonit: SHBA ka sasi të mëdha municionesh –

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com