Një 39-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim me akuzën e “vrasjes së mbetur në tentativë”.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, vunë në pranga shtetasin K. T., 39 vjeç, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit””, tha policia.
Gjithashtu u arrestua shtetasi E. B., 31 vjeç, i dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.











