Interpol Tirana ka ekstraduar ditën e sotme një shtetas shqiptar nga Greqia, të dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje me pasojë vdekjen. Ai është Feta Kaja, 40 vjeç nga Fieri. Kaja në vitin 1999, së bashku me dy persona të tjerë kanë grabitur një banesë dhe kanë vrarë dy persona që jetonin në të, burrë dhe grua.
NJOFTIMI I POLICISE
Ky shtetas me datë 07.08.1999, rreth orës 23:00 në fshatin Kallm, Fier, në bashkëpunim me dy shtetasit e tjerë V. P dhe J. B kanë vrarë me armë zjarri shtetasit B. D dhe N. D, dhe më pas kanë vjedhur në banesën e tyre një shumë të konsiderueshme parash.
- D dhe N. D, sapo ishin kthyer nga emigrimi në Greqi.
I ekstraduari, në Aeroportin “Nënë Tereza”, Tiranë, iu është dorëzuar autoriteteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
ma.me