• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

FOTO / Vlorë, “Banesa e Beut” mes historisë dhe arkitekturës mahnitëse

by A R
01/10/2018 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banesa e Eqerem Bej Vlorës apo “Banesa e Beut” është e vetmja godinë që ka ngelur, nga kompleksi i madh ndërtimor i sarajeve të familjes Vlora.

Pamjen dhe mënyrën e ndërtimit të këtij kompleksi e njohim shumë pak nga fotot dhe skicat e pakta që kemi trashëguar si dhe nga disa përshkrime nga autorë të ndryshëm, që u mahnitën nga pamja madhështore e ndërtesave.

Planimetrinë e kompleksit e njohim nga një skicë e nënkonsullit anglez A. Rumbold, me sa duket e hartuar në vitin 1865 dhe e publikuar një shekull më vonë nga Eqerem Bej Vlora në vitin 1960, në revistën Shejzat. Përshkrimin më të hershëm të sarajeve e gjejmë tek konsulli austriak Johan George Von Hahn në vitet 1840-50, i cili thekson se:” Pallatet me stil oriental të Vlorajve, familjes më të vjetër dhe më fisnike të vendit, janë ndërtuar në anën jugperëndimore të qytetit, të cilat nëse kundrohen nga kodrat e afërta, ofrojnë një pamje me të vërtetë magjepsëse”. Janë një sërë studiuesish dhe udhëtarësh si Carl Patch, Antonio Baldacci, Luigi Maria Ugolini, që të tërhequr nga arkitektura e tyre kanë lënë shënime të rëndësishme në veprat kushtuar Shqipërisë.

Por megjithatë përshkrimet më të detajuara për këtë kompleks i gjejmë tek kujtimet e Eqerem Beut.

Sipas tij:”Në hyrjen juglindore të qytetit të Vlorës, në kryqëzimin e shumë rrugëve që, duke zënë fill nga rruga e Skelës, të çonin në qendër të qytetit, në mes të një parku të madh prej 40.000 metrash katrorë, rrethuar me mure të larta tetë metroshe dhe me dy porta në të, ka qenë deri në vitin 1925 një ndërtesë e stërmadhe, me një tjetër më të vogël përpara. Ai ishte konaku i Vlorajve, që përfshinte Haremllëkun (Banesën e grave), dhe Selamllëkun (Banesën e burrave). Kurse populli këtë kompleks e quante thjeshtë ”Sarajet e Beut”. Midis dy godinave kishte një kompleks të gjerë ku ndodhej një guzhinë e madhe dhe lavanderia. Haremllëku kishte tre salla të mëdha (30 x 12 m) nga një për çdo kat njëra mbi tjetrën dhe dy dhoma të mëdha në katin përdhesë, ku mbaheshin orendi dhe paisje shtëpiake.

Fasada e saj kishte një pamje impozante me dritare dhe një derë me qemer në formë harku, duke i dhënë asaj paraqitjen e një godine me funksion administrativ. Në brendësi të këtyre godinave ruheshin gjithashtu koleksione të pasura me objekte arkeologjike dhe armë zjarri, të cila janë përshkruar mjaftë mirë nga arkeologu Italian L.M. Ugolini, në fillimin e viteve 1920. Sarajet ishin ndërtuar nga dy vëllezër: Nga gjyshi i Ismail Qemalit, i cili gjithashtu quhej Ismail, dhe nga gjyshi i Syrja Vlorës, Beqiri. Pikërsisht në ballkonin e Selamllëkut në 28 Nëntor, të vitit 1912, Ismail Qemali së bashku me përfaqësues nga e gjithë Shqipëria, ngriti flamurin duke shpallur pavarësinë e shtetit Shqiptar.

Godina aktuale dykatëshe e njohur si Banesa e Eqerem Bej Vlorës, pas vitit 1944 ka funksionuar si shtëpi kulture, bibliotekë dhe muze, hyrja për kureshtarët është falas.

Banesa e Eqerem Bej Vlorës ndodhet në qendër të qytetit të Vlorës, pranë “Sheshit të Flamurit”.

/ATSH/b.d

Next Post
Zidane i telefonon Mourinhos: E vërtetë, po më kërkojnë te United

Zidane i telefonon Mourinhos: E vërtetë, po më kërkojnë te United

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com