Stina e vjeshtës tashmë ka trokitur e veshjet më të trasha dhe me ngjyra më të mbyllura janë kthyer në pjesë të garderobës. Një fakt i tillë vihet re edhe në Parlamentin e Shqipërisë. Shohim deputete dhe ministre të cilat tashmë i kanë dhënë ngjyra të tjera veshjeve të tyre duke bërë që vjeshta të ndihet në çdo kënd. Një fakt i tillë vlen edhe për deputetët meshkuj, të cilët tashmë kanë nxjerrë kostumet më të trasha me dizenjot e stinës.