Policia e Shtetit ka nisur një operacion masiv për zbulimin e kanabisit në vend. Burimet zyrtare thanë se janë mbi 300 forca policore të angazhuara në disa qarqe të vendit. Operacion masiv po zhvillohet në Shkoder, Vlore e Gjirokaster. Operacioni është shtrire gjithashtu edhe në Zonat e Dukagjinit, Lumit te vlores, Kurvelesh e Memaliaj.
Aksioni policor frontal, është shtrirë në zonën e Kurveleshit dhe Memaliajt në Tepelenë, si dhe në zonën e Përmetit. Bëhet fjalë për sasi të mëdha hashashi të sekuestruara dhe persona të arrestuar.
Vlore, operacion antikanabis, i koduar “SMILE” !
Rreth 50 efektivë policie po vijojnë operacione kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike duke filluar nga fshatrat Kuç, Kallarat, përgjatë lumit Vjosë e deri në Mesaplik, me qëllim konstatimin e ambienteve me lëndë narkotike, asgjësimin e tyre dhe kapjen e autorëve. Në vijim të këtyre operacioneve, deri më tani janë arritur këto rezultate:
Sekuestrohen 41 kg lëndë narkotike Marijuanë !
Kapet autori (pronari i pallatit).
Arrestohet në flagrancë shtetasi:
· Fredinant Mile, 47 vjeç, lindur në Fier, banues në Vlorë.
Policia e Vlorës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të autorit në katin e parë të pallatit, në lagjen “Ujë i ftohtë” Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar është gjetur një sasi me lëndë narkotike, e cila ishte e futur nëpër thasë sintetikë me peshë totale prej 41 kg (kilogram), e llojit Marijuanë. Policia bën me dije se do të japë detaje të tjera në vazhdim.
Kurvelesh,Tepelenë.
Zhvillohen dy Operacione anti Cannabis. Sekuestrohen 520 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Një person në pranga.
Nga efektivët e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër në bashkëpunim me efektivët e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u zhvilluan dy operacione anti Cannabis.
Si rezultat i operacioneve në vendin e quajtur “Minierat e Gusmarit”, në Kurvelesh në një objekt të braktisur u kap ne flagrancë shtetasi:
Astrit Selmani, 34 vjeç, banues në Borsh, Sarandë.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë objekt u gjetën dhe u sekuestruan 30 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe 180 kg lëndë narkotike në proces tharje. Gjithashtu nga operacioni i zhvilluar në fshatin Nivicë, në afërsi të rezervuarit, në dy kasolle u konstatuan bimë narkotike në proces tharje. Nga kontrolli i ushtruar në këto dy kasolle u gjetën 310 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje si dhe bimë të kultivuara. Bimët e kultivuara u asgjësuan në vend me anë të djegies. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Krujë
Vijojnë operacionet Anti-Cannabis. Konstatohen ambiente të përshatura për tharjen e lëndës narkotike. Sekuestrohen 85 kg Cannabis Sattiva, 1 100 bimë në proces tharje dhe 1 900 të kultivuara. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe fillon proçedimi penal në gjendje të lirë për një shtetas tjetër.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë pas informacioneve të marra në rrugë operative, në vijim të punës së pandëprerë për parandalimin e kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike, në fshatin Kameras, Krujë kanë konstatuar bimë Cannabis Sattiva dhe ambjente që shërbenin për tharjen e tyre.
Në brendësi të këtyre ambjeteve u gjetën bimë narkotike të thara, në proçes tharje dhe një pjesë e përgatitur për shitje.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm:
1. Edrin Sulaj, 22 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin;
2.E. C. 17 vjeç banues në Krujë.
Gjithashtu filloi proçedimi penale në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:
• B.K.banues në Arrameras.
Më datë 20.102016, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Kameras, pranë shtëpisë së shtetasit B.K. janë konstatuar të kultivuara bimë narkotike dhe tre ambjente të përshtatura për tharjen e tyre. Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• 103 pako me mbështjellëse plastike të mbushura me material bimor të thatë të dyshuar si lëndë narkotike Cannabis Sattiva me peshë rreth 85 kg;
• 1 100 bimë narkotike në proces tharje të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva dhe
• 800 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Gjithshtu është ushtruar kontroll edhe në fshatin Kurcaj, Krujë ku janë konstatuar 4 ambiente të përshtatura për tharjen e bimëve narkotike.
Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
• në këto ambiente janë gjetur të varura degëza me boçe të pastruara nga gjethet e Cannabis Sattiva.
• 1 100 bimë narkotike të kultivuara të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”dhe“Kultivimi I bimëve narkotike” në bashkëpunim parashikuar në Nenet 283, 284, 25 të Kodit Penal.
Tepelenë dhe Memaliaj.
Në Qarkun Gjirokastër vijojnë Operacionet anti Cannabis. Sekuestrohet 170 kg lëndë narkotike e dyshuarCannabis Sattiva. Sekuestrohen dy armë zjarri. Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallen në kërkim dy shtetas të tjerë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore Gjirokastër në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative zhvilluan dy operacione të tjera anti Cannabis. Si rezultat i operacionit në fshatin Matohasanaj, Njësia administrative Lops, në pjesën malore të fshatit, në një stallë u kap në flagrancë shtetasi :
Adhurim Harizi, 35 vjeç, banues në Matohasanaj, Tepelenë.
Nga kontrolli i ushtruar në stallë u gjetën 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva e përpunuar dhe rreth 60 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva në proces tharje.
Gjithashtu në fshatin Zhapokikë , Memaliaj në pjesën malore të fshatit u gjetën në 6 thasë 60 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva si dhe në afërsi të lëndës narkotike u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri, një automatik dhe një pushkë 10.
Nga Shërbimet e Policisë u bë shpallja në kërkim e dy shtetasve:
E.H dhe R.H. (vëllezër).
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Dy ditë më parë, Policia njoftoi se ka nisur një plan të posaçëm masash për të parandaluar trafikun e lëndëve narkotike. Kështu, plot 272 forca policore kanë blinduar kufijtë e Shqipërisë dhe janë në patrullim 24 orë në ditë për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës. Në të marrin pjesë FNSH-të, DELTA, si edhe Policia Kufitare.
ma.me