• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Veliaj inspekton punimet në Rrugën e Elbasanit: Përfundojnë brenda 15 shtatorit, siç pata premtuar

by Java News
27/08/2019 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Punimet në rrugën e Elbasanit do të përfundojnë brenda 15-shtatorit. Rruga “Kadri Kërçiku” në Njësinë 2 dhe dy degëzimet e saj, po shtrohen me asfalt, trotuare dhe ndriçim LED, kanalizime të ujërave të zeza dhe ujërave të bardha, sistemimi i linjave të internet-telefonisë, krahasuar me rrugën me gropa e pa ndriçim të disa kohëve më parë. Bashkia e Tiranës është duke i dhënë dorën e fundit punimeve, në mënyrë që stina e shirave ta gjejë rrugën të përfunduar. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet dhe tha se është një premtim i mbajtur për banorët e lagjes.

“Vërtet është gusht, vapë, por kam qenë këtu në fushatë dhe kemi premtuar se Rr. “Kadri Kërçiku” do të bëhej këtë vit, ndaj nuk ka shans të mos bëhet këtë vit. Është një lagje e ndërmjetme, midis Rrugës së Elbasanit, që është një aks kryesor, dhe “Qytetit Studenti”. Duke ndërhyrë në të gjitha hapësirat rreth “Qytetit Studenti”, bëhemi gati për masterplanin, që banorët të mos ndihen si të mbetur pasdore, kur qeveria dhe bashkia të fokusohet tek ‘Qyteti Studenti’”, tha Veliaj.

Sipas tij, investimi përveç banorëve të përhershëm do t’i shërbejë edhe studentëve, të cilët në të shumtën e rasteve gjatë pushimeve apo pas mbarimit të universitetit, strehohen në këtë lagje. Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës edhe në këtë investim po ruan të njëjtin standard sa i përket cilësisë së punimeve, ashtu si në shumë investime të tjera të rëndësishme në Tiranë.

Veliaj u bëri thirrje prindërve që të respektojnë udhëzimet dhe fëmijët e tyre t’i regjistrojnë në shkollat më të afërta, pasi kështu shmanget mbipopullimi në klasa dhe trafiku i mëngjesit.

“Dua t’u bëj thirrje banorëve të Njësisë 2 dhe njësive të tjera, që secili të regjistrohet tek njësia e tij. Duke shkuar nga 2-shi tek 3-shi, nga 3-shi tek 4, në fakt bëhemi palë-palë me njeri-tjetrin dhe shkarkojmë një stres të panevojshëm. Thirrja për të gjithë banorët është: Respektoni udhëzimet e njësisë, në shkollën më të afërt! Fatmirësisht jemi duke punuar në shkollat e çdo njësie; pra, punojmë tek “Mihal Grameno”, është mbaruar shkolla “Kosova”, shkolla e Baletit, dhe nuk ka asnjë arsye pse të dyndemi nëpër njësitë e tjera”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku shtoi se brenda tetorit, kur studentët të kthehen në Tiranë, do ketë përfunduar edhe rikonstruksioni i 3 konvikteve të fundit.

Veliaj gjatë inspektimit

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Garë mes shqiptareve, Bebe Rexha “mund” Dua Lipën dhe vendos kupën mbi të pasme

FOTO/ Garë mes shqiptareve, Bebe Rexha “mund” Dua Lipën dhe vendos kupën mbi të pasme

Comments 1

  1. Mare Nostrum says:
    7 years ago

    Mire ben te keqen, po ate memorialin e turqve kur do ta heqesh?

    Reply

Leave a Reply to Mare Nostrum Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In