• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Veliaj e ka marrë seriozisht, stërvitet për Maratonën e Tiranës

by A R
11/10/2017 09:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur na ndajnë edhe 3 ditë nga Maratona e Tiranës, qindra vullnetarë të regjistruar për t’u bërë pjesë e saj po vijojnë përgatitjet intensive në Parkun e Madh të Liqenit Artificial apo në parqet e reja të ngritura në periferi të kryeqytetit.

Grupit të vullnetarëve iu është bashkuar dje edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili e ka marrë seriozisht stërvitjen për Maratonën e Tiranës. Ai ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook, teksa është duke u trajnuar në pistën e vrapit në kodrat e Liqenit Artificial së bashku me disa vrapues të tjerë.

Veliaj po stërvitet prej disa javësh në Kodrat e Liqenit Artificial, për t’u përgatitur për Maratonën e së dielës, e cila tashmë ka nisur rrugën e krijimit të një tradite sportive në kryeqytet.

Të dielën e 15 Tetorit kryeqyteti do të mirëpresë Maratonën e Tiranës, në të cilën janë regjistruar për të marrë pjesë mbi 2500 vrapues nga 40 shtete të botës.  Ndërkohë që, të gjithë ata që tashmë janë regjistruar, bip-in mund ta tërheqin në datat 13 dhe 14 Tetor nga ora 09:00-20:00 te Sheshi Nene Tereza.

Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km ku marrin pjesë atletë profesionistë; 10 km ku marrin pjesë vrapues amatorë dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.

Për ta kthyer këtë garë sportive në një ditë feste, Bashkia e Tiranës fton gjithë qytetarët e Tiranës që nuk garojnë, të dalin në datë 15 Tetor dhe të mbështesin sportistët pjesëmarrës.

Maratona do të përshkojë disa nga pikat më kryesore të qytetit, e për këtë arsye Bashkia e Tiranës, përmes Policisë Bashkiake dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve për mbarëvajtjen e saj.

 Kështu, Bashkia e Tiranës informoi dje qytetarët se kufizimi i qarkullimit të automjeteve, por edhe i parkimit të tyre, në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të fillojë në datën 13 Tetor deri në 15 Tetor 2017, nga ora 00:00 të datës 13 Tetor deri në orën 14:00 të datës 15 Tetor.

 Bashkia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për ndalimin e parkimit më datë 15 tetor, në rrugët: Bulevardi Zogu 1; Bulevardi Dëshmorët e Kombit; Rruga “Ibrahim Rrugova”; Segmenti i Rrugës “Ibrahim Rrugova” deri te Sheshi “Nënë Tereza”; Rruga e Kavajës në segmentin Qendër – Poliklinika 9; Rruga “Abdi Toptani”; Rruga “George Ë. Bush”; segmenti nga kryqëzimi i Rrugës “Abdi Toptani” me kryqëzimin e Rrugës “Lekë Dukagjini”.

Kufizimi i qarkullimit (dhe i parkimit) të automjeteve do të bëhet si më poshtë:

 1-      Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.

  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 2-      Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.

  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush”.

 3-      Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George Ë Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.

  • Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George Ë Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.

 4-      Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:

  • Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.
  • Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.
  • Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.
  • Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.
  • Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”./a.m.

Next Post
VIDEO/ Daçiç i këndon turqisht Erdoganit, Vuçiç qesh me lot

VIDEO/ Daçiç i këndon turqisht Erdoganit, Vuçiç qesh me lot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdes milioneri rus, helikopteri i ngatërrohet me kabllo dhe rrëzohet në Malet Urale

Vdes milioneri rus, helikopteri i ngatërrohet me kabllo dhe rrëzohet në Malet Urale

January 7, 2026
Kafe me Kryetaren

Kafe me Kryetaren

January 7, 2026
Vendimi/ Qeveria zgjat afatin e rivlerësimit të pronave me akt normativ deri më 2022, ja data përfundimtare

Rivlerësimi do zhbllokojë mbi 530 mijë kontrata premtimi/ Ekspertët: Tregu i pronave do të bëhet më i larmishëm

January 7, 2026
Vjosa në pikën kritike/ Rritet frika nga përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë

Vjosa në pikën kritike/ Rritet frika nga përmbytjet, mblidhet Shtabi i Emergjencave në Novoselë

January 7, 2026
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

Në fokus objektivat për 2026-ën, kryeministri Rama mbledh qeverinë të Premten

January 7, 2026
Trump: Kemi kapur Maduron, SHBA kreu me sukses një sulm të madh

“Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata s’do bëjnë të njëjtën gjë për ne!” Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA

January 7, 2026
Problematikat e përmbytjeve, Shërbimi Zjarrfikës në gatishmëri: Evitoni qarkullimin në zonat me reshje të dendura

Problematikat e përmbytjeve, Shërbimi Zjarrfikës në gatishmëri: Evitoni qarkullimin në zonat me reshje të dendura

January 7, 2026
Moti i keq në Dibër/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Burrel – Rrëshen, vështirësohet qarkullimi. Ja situata në Gjirokastër

Moti i keq në Dibër/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Burrel – Rrëshen, vështirësohet qarkullimi. Ja situata në Gjirokastër

January 7, 2026
Operacioni i SHBA për bllokimin e largimit të naftës nga Venezuela/ Brenda pak orësh, forcat amerikane sekuestrojnë anijen e dytë

Operacioni i SHBA për bllokimin e largimit të naftës nga Venezuela/ Brenda pak orësh, forcat amerikane sekuestrojnë anijen e dytë

January 7, 2026
Al Jazeera shpërndan pamjet nga Durrësi/ Përmbytjet edhe në sytë e mediave ndërkombëtare

Al Jazeera shpërndan pamjet nga Durrësi/ Përmbytjet edhe në sytë e mediave ndërkombëtare

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In