• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Foto/ Vasil Rama, shqiptari i “Audit të verdhë” që terrorizoi Italinë

by Java News
07/09/2016 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas muajsh kërkime policia greke dhe ajo italiane njoftuan se kanë arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se është shoferi i “Audit të verdhë”, që u shndërrua në tmerrin e pjesës verilindore të Italisë. Mediat italiane referuar policisë raportojnë se ai quhet Vasil Rama. “Eshtë ky, sipas hetimeve, drejtuesi i Audit të verdhë”, që terrorizoi Italinë”- thonë burime të policisë.

Nga ana tjeter edhe autoritetet greke njoftuan se kanë arrestuar shtetasin Vasil Rama, 36 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nën akuzën e grabitjes së dhunshme dhe një sërë veprash të rënda penale. Sipas autoriteteve greke, 36-vjeçari Rama ndodhej në bordin e një automjeti, në kohën që tentoi të kalonte në pikën kufitare të Kapshticës, me drejtim Shqipërinë. Policia greke thotë se 36-vjeçari nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit.

Il gazzettino.it publikon edhe foton e shqiptarit. Ai u kap falë bashkëpunimit të ministrisë së Brendshme italiane me policinë greke. Shqiptari po qëndron në vendin fqinj, në pritje të procedurave për ekstradimin, pasi do të përgjigjet para drejtësisë italiane.

 Nga policia italiane, Vasil Rama cilësohet si një person shumë dinak, pasi kishte mundur t’i shpëtonte ndjekjes. Ai i ishte ‘arratisur’ policisë prej 5 vitesh, pasi kishte mbi shpinë akuza për krime kundër pasurisë. Madje, rezulton nga hetimet se shumë herë ka mundur të kalojë kufirin mes Italisë dhe vendeve fqinje me dokumente false. Arrestimi i tij, sipas policisë italiane mundësohet pas 8 muajsh ndjekje dhe hetimesh intensive.

 

Policia njoftoi aso kohe se makina u vodh në Milano me 26 dhjetor 2015. Banda që shëtiste me të e bënte vjedhje e grabitje arrinte ti shpëtonte gjithnjë ndjekjes së policisë. Tre shqiptarët udhëtonin me të me shpejtësi që arrinte deri 270 km në orë. Ata u pikasën kur aksidentuan një grua në rrugë. Audi u gjet i djegur mes komunave One’ di Fonte dhe Asolo të Trevizos, kohë kur policia nisi të hetonte më pas edhe për shenjat që mund të kishin lënë autorët.

Sipas medieve italiane, anëtarët e kësaj bande kanë kryer në zonën e veriut të Italisë një sërë grabitjesh të dhunshme. Organizata mori emrin “banda e Audit të verdhë”, pasi në të gjitha rastet e grabitjeve, anëtarët e saj përdornin një automjet të markës Audi me ngjyrë të verdhë. Ata largoheshin nga vendngjarja me shpejtësi të madhe.

Autoritetet italiane shprehën besimin se, me arrestimin e Vasil Ramës do të zbardhen tërësisht aktet e kësaj bande. Vasil Rama u dërgua në Gjykatën e Follorinës, e cila do të vendosë brenda 3 ditëve për ekstradimin e tij në Itali. Burime nga Policia e Follorinës i thanë Top Channel se ekstradimi i Ramës është i sigurtë dhe do të kryhet me procedurë të përshpejtuar, për shkak të rrezikshmërisë së veprave penale që rëndojnë mbi të.

ma.me

 

shoferi

 

Foto e publikuar ne Ilgazzettino.it
Foto e publikuar ne Ilgazzettino.it

 

makina1

 

Next Post
Revanshi Klitschko – Fury më 29 tetor në Manchester

Revanshi Klitschko - Fury më 29 tetor në Manchester

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

Ishte duke transmetuar LIVE, influencuesi Cesar Gastelum vritet me armë në Meksikë (VIDEO)

August 5, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Rihapen aplikimet për formularët A1 dhe A1Z, procesi online më 6 Gusht

August 5, 2026
Haradinaj: 5, 12 dhe 19 prilli, datat e mundshme për zgjedhjet e reja

LDK do Presidencën, jo Kryeministrinë, Hardinaj kundër Kurtit: E do pushtetin të gjithin për vete

August 5, 2026
Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

Kreu i një kompanie ruse të dronëve plagoset rëndë në atentat me bombë në makinë

August 5, 2026
Festat e fundvitit, mbi 6300 qytetarë kanë hyrë nga Kapshtica në vendin tonë

Shtohet qarkullimi me vendet fqinje, Kapshtica dhe Qafë Thana përballojnë rritjen e lëvizjeve

August 5, 2026
Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

Fitorja e kandidatit Abdul El-Sayed në Michigan rihap debatin për ndikimin e lobit pro-izraelit në SHBA

August 5, 2026
Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

Marrëveshja Shqipëri-Zvicër detyron palët të negociojnë! U firmos në 1992 për zgjidhjen e…

August 5, 2026
Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

Mungesa e likuiditetit alarmon bankat ruse, ekonomia e luftës vë nën presion financat e Moskës

August 5, 2026
Marrin 1% të GDP, bashkitë kërkojnë më shumë fonde. Mazniku premton rritjen e transfertës

Kundërshtitë për ndarjen territoriale, Mazniku: Debati në Kuvend, jo me protesta dhe referendum

August 5, 2026
Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

Nën kërcënimin e kallashnikovëve, grabitet argjendaria në Paskuqan, ja detajet e para

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com