• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ U kap me armë, kush është biznesmeni i hoteleve që ndodhej në makinë me Fjolla Morinën

by Java News
21/09/2020 08:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka qenë ora 00:07 minuta e mesnatës së 19 shtatorit 2020, ku tre oficerë të Pikës së Kontrollit në Morinë, kanë kapur në kushtet e flagrancës 34-vjeçaren Fjolla Morina.

E reja me arsim të mesëm, e papunë, por me profesion këngëtare është kapur “mat” nga policia kufitare, pasi në çantën e saj të dorës, ju gjet një pistoletë tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë u konstatuan dhe sekuestruar, në xhepin e pasmë të sediljes. Pas këtij konstatimi i gjithë mjetë i është nënshtruar një kontrolli fizik, ku në bagazh është gjetur dhe një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak. Mandej policia ka kryer skanimin e plotë të makinës dhe nga të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk rezultoi se kishte sende të paligjshme në automjet.

Por një pistoletë e vetme dhe 23 fishekët luftarakë, shërbyen që të arrestohet në kushtet e flagrancës, këngëtarja Fjolla Morina, biznesmeni shok i saj 29-vjeçari Fisnik Syla, ky i fundit pronar i 5 objekteve hotelerike në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës e president i “F.C.Gera-Waasland” dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës.

Ndaj tre të arrestuarve është referuar material hetimor në prokurori, ku pritet që në ditët ditën e martë, këngëtarja Fjolla Morina, të dalë para gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria. Gjatë komunikimit që ka pasur me efektivët e policisë së Kukësit, Fjolla Morina ka dhënë këtë dëshmi si më poshtë:

Pyetje: Juve sot gjatë kontrollit të bërë në PKK Morinë ju është gjetur një pistoletë me 23 fishekë. Pistoleta ishte në çantën tuaj dhe fishekët në xhepin e sidiljes së makinës?

Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vete dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi future në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës. Gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pistoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush.

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

Pyetje: Kush ta ka bërë dhuratë këtë pistoletë që ti thua s’është e imja?

Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më.

Pyetje: Po personat që ju kishit në makinë a kanë dijeni se ju kishit pistoletë në makinë dhe në çantë?

Unë ju deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë.

Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje dhe dy personat që shoqëronin Fjolla Morinën, Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla. Të kanë deklaruar në polici se: “…jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj…”

Pavarësisht dëshmisë së dy personave shoqërues dhe rrëfimit të Fjolla Morinës, aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte, Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak. Ndërsa arma tjetër, e kapur në çantën e Fjolla Morinës, do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren./Shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
Listat dhe koalicionet/ Rama: Reagimi i opozitës presidenciale dhe asaj jo parlamentare, i papranueshëm

Rama mbledh socialistët/ Diskutime për organizimin e Asamblesë dhe raportimi për qarqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

Trump: Shkatërruam 9 anije luftarake iraniane, do të ndjekim edhe të tjerat

March 1, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Opozita iraniane shpall qeverinë e përkohshme: A është Shqipëria, një cak i sulmeve të Iranit?

March 1, 2026
Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

Alarm në resortet luksoze, turistët në Dubai të panikosur nga sulmet iraniane: Menduam se ishin fishekzjarrë

March 1, 2026
Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

Shqiptarja në Dubai rrëfen momentet e sulmit: Ishte e papritur, shqetësimi vijon dhe situata është jo fort e lehtë

March 1, 2026
Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

Lufta me Iranin vendos fatin e ekonomisë globale? Financial Times: Gjithçka varet nga nafta!

March 1, 2026
“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

“Ja çfarë funksionon realisht”, mjekja dermatologe tregon si të mbroni dhe përmirësoni shëndetin e lëkurës

March 1, 2026
“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

“Forcat tona po godasin zemrën e Teheranit”, paralajmërimi i Netanyahu-t: Shtojmë sulmet në ditët në vijim

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In