• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ U gjet pellg gjaku afër hotelit, detaje nga vrasja e zhdukja e 31-vjeçarit në Dhërmi. Ja kush është autori

by Java News
06/06/2024 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në zonën e Dhërmiut në jug të vendit, ku recepsionisti i një hoteli, i identifikuar si Eraldo Nevruzi, 31-vjeç, është zhdukur në rrethana ende të paqarta.

Policia bën me dije se ka dyshime se recepsionisti të jetë vrarë me armë zjarri nga shtetasi Gerald Shehu, 43-vjeç, banues në Angli, i cili më pas mund t’i ketë zhdukur dhe trupin.

Sipas policisë dyshohet se autori pas vrasjes është larguar në drejtim të Greqisë. Por çfarë e çoi Policinë të dyshonte se 31-vjeçari ka vdekur? Sipas burimeve për Euroneës Albania bëhet me dije se pranë hotelit është gjetur një sasi e konsiderueshme gjaku, humbja e së cilës çon në vdekje.

Po ashtu bëhet me dije se në zonën ku është gjetur gjaku i viktimës nuk ka kamera sigurie.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe gjetjen e trupit të viktimës.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se janë marrë në pyetje 29 persona, ndërkohë që nuk dihet ende motivi i ngjarjes.

“Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t’u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale”, njofton policia./m.j

Next Post
Detaje/ Zhduket recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, dyshohet se u mor peng dhe u vra nga dhëndri i pronares së biznesit

Detaje/ Zhduket recepsionisti i hotel 'Greccia' në Dhërmi, dyshohet se u mor peng dhe u vra nga dhëndri i pronares së biznesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

February 18, 2026
“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të

February 18, 2026
Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In