Një tifoz ka ndërruar jetë në shkallët e stadiumit të ‘Skënderbeu’, nga ku po ndiqte ndeshjen mes Skënderbeut dhe Partizanit. Mësohet se i moshuar i cili ndodhej në tribunën B, ka pësuar infarkt, prej të cilit edhe ka ndërruar jetë. Lajmi bëhet i ditur nga media shqiptare, ‘Shqiptarja.com’. Pjesa e parë e derbit mes Skënderbeut dhe Partizanit ka përfunduar barazim 0-0.