• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Tërmeti i la pa shtëpi, familja 7 anëtarëshe sistemohet në banesë me qira nga Bashkia

by Java News
07/12/2019 14:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tërmeti i 26 nëntorit dëmtoi rëndë banesën private të familjes shtatë anëtarëshe Sina në Sauk, e cila u detyrua që përkohësisht të strehohej në çadër. Por falë vendimit të Bashkisë së Tiranës të pak ditëve më parë për bonos qiraje 1-vjeçar, ajo tashmë është strehuar  në një banesë . Në këtë mënyrë, fëmijët e saj jo vetëm që do të jenë një strehë të ngrohtë, por do të vijojnë që të ndjekin normalisht edhe procesin mësimor në të njëjtën shkollë ku ishin.

Ata u vizituan sot nga kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, të cilët siguruan familjen Sina se brenda vitit do të rikthehen në banesën e tyre e cila do u nënshtrohet punimeve.  Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se Tirana i është rikthyer normalitetit dhe se edhe ato familje që kanë qenë strehuar në palestra shkolla si te Ismail Qemali, etj, po sistemohen në banesa me qira.

“Ishin në çadër ditët e para pastaj morëm këtë vendimin që thatë ju që Bashkitë dhe Qeveria do të bëhen bashkë për të dhënë qira. Ishin te loti i parë atë ditë që ishit ju sepse kaluam edhe mbrëmë qira. Kështu që përfituesit më të mëdhenj në këtë lagje te Njësia 2, janë zona e Saukut, pra për shtëpi të vjetra, si shtëpia e Lutfies janë prishur dhe në “Qytetin Studenti” janë 180. Pra këto janë këto dy kategoritë, shtëpitë e vjetra të Saukut dhe shtëpitë e zëna te “Qytet Studenti”. Sot e mbyllëm “Ismalil Qemalin”, pra mbaroi kriza, u mbyll palestra dhe njerëzit janë futur nëpër shtëpi. Kështu që çadra dhe palestra nuk kemi më në këtë pjesë të Tiranës. Nesër do të mbyllim edhe palestrën e “Betim Muços” sepse edhe ata kanë filluar të marrin qiratë, do të kemi mundësi t’i vizitojmë. Pjesa e emergjencës në Tiranë mbyllet me mbylljen e palestrave në qendra sociale, ku secili më mirë në shtëpi se sa në çadër”, deklaroi Veliaj. Kryebashkiaku Veliaj nënvizoi se 92.2 për qind e familjeve kanë marrë zgjidhje me bonusin e qirasë, dhe është gati edhe pjesa e mbetur. Kryeministri Edi Rama u shpreh se të gjitha familjet e prekura do të marrin bonos qiraje. “Ne e kemi të paktën për një vit mbuluar 100 për qind qiranë. Njerëzit marrin vet. Është bërë përcaktimi i familjeve që të mos ketë spekulime. Ajo që është e rëndësishme është që tani në zonë  urbane mbulohet komplet. Pak më  e ngatërruar në zonë e fshatit se duhen ndërtuar aty ku janë”, tha Rama.

Ndërsa kryeplaku i lagjes, vlerësoi angazhimin e institucioneve shtetërore për të kapërcyer në kohë rekord këtë situatë të vështirë të krijuar nga tërmeti. “Këtu u duk forca e qeverisë. Dhimbja ishte e madhe, shembjet të mëdha, por qeveria bëri një ndërhyrje të jashtëzakonshme. Për mua keni vlera të papara”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Statistikat “gozhdojnë” Sarrin, Juventusi i Allegrit ishte më dominues

Statistikat “gozhdojnë” Sarrin, Juventusi i Allegrit ishte më dominues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In