Ka nisur operacioni nga ajri i Forcave të Armatosura për tu ardhur në ndihmë banorëve të përmbytur në fshatrat Derven dhe Mallkuc të bashkisë Krujë.
Dy helikopterë të ushtrisë kanë fluturuar mbi banesat e këtyre fshatrave dhe pritet të marrë banorët të cilët janë ngjitur në çatitë e banesave të tyre.
Ndërkohë në Fushë Krujë, pranë urës së Gjolës janë përmbytur rreth 60 familje.
Nga Korça janë evakuuar dy familje në Devoll dhe një në Kolonjë.
Po kështu janë evakuar dhe tre salla bagëtish në Vithkuq dhe Lushnje./a.ç