• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Të gjithë të zhveshur njësoj nga fuqia e profesionit: Nga Kadare te Dritëroi, Nano dhe Veliaj!

by
24/09/2021 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Fotografia është një frymëmarrje për mua. Duke fotografuar, duke kërkuar në këtë rast portretin mundohem që të gjej jetën brenda tij, se si funksionon jeta…”, shprehet fotografi Edvin Çelo lidhur me ekspozitën e tij fotografike “Portrete-Anatomia e Imazhit”, të çelur në Muzeun Historik Kombëtar.

Ndryshe nga ekspozitat që jemi mësuar të shohim, Çelo ka “gdhendur” imazhet e një larmishmërie figurash publike shqiptare duke nisur nga bota e artit për të përfunduar te ajo e politikës, si: Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Lorik Cana, Robert Ndrenika, Erion Veliaj, Fatos Nano e plot të tjerë.

Duke qenë se këto personazhe publike janë parë nga shumë kënde e janë prekur nga duar të ndryshme fotografësh, ai rrëfen për Gazetën “Si”, si ka nisur ky projekt dhe çfarë ka sjellë ndryshe me këtë mori
portretesh.

“E veçanta e punës sime me këto portrete është zhveshja e personazheve nga ‘poza dhe ‘pozimi. Doja t’u merrja një vështrim më të çlirët, në mënyrë që personazhi t’i flasë vetë publikut. Mendoj se imazhi i fotografuar dhe trajtuar në këtë mënyrë autentike të realizuari, në prekje e depërtim deri në nivel pikseli, krijon një gjendje
krejtësisht unike dhe nuk ka mundësi të ngatërrohet me një imazh të realizuar nga dikush tjetër, edhe nëse bëhet fjalë për të njëjtin personazh”, thotë për Gazetën Si fotografi Edvin Çelo.

Në këtë projekt, artistit i është dashur të punojë plot 10 vite, ku ka përzgjedhur personazhet dhe ka sjellë për publikun 18 portrete të printuara dhe 18 janë në instalacion.

“Projekti, i cili ka zgjatur rreth 10 vjet (7 vite procesi i fotografimit dhe 3 vite procesi i përpunimit), është frymëzuar fillimisht nga një punë e prezantuar në Galerinë “Collins C. Diboll” në Neë Orleans, SHBA. Kjo punë e parë mund të konsiderohet edhe gjenezë e projektit. Fotot i montova bashkë dhe përpara tyre, në qendër, vendosa një tripod me një aparat fotografik, ku publiku kishte një shkëmbim me 620 karaktere të ndryshme për nga mosha, gjinia dhe etnia. Duke qenë se portretet ishin printuar në format foto-pasaporte (4cm x 5cm) dhe duke parë drejt e në objektiv, puna perceptohej kur vendosej syri në kuadrin e treguesit të aparatit. Nëpërmjet teleobjektivit, portretet konvertoheshin nga një format i vogël në një format real”.

Zgjedhja e personazheve sipas tij “ngjan shpesh me një lloj tërheqje që jo gjithherë ka të bëjë me përmbajtjen, por me pëlqimin dhe mospëlqimin bazuar mbi një ekuacion kompleks emocional”. Ai nuk preferon të ndajë komente të publikut për politikanët, por thotë se komenti më i shpeshtë për këto portrete është: “janë si të
gjallë, sikur i kemi përballë dhe komunikojmë me to”.

Çelo thotë se larmishmëria e personazheve vjen edhe si mënyrë për t’ju afruar publikut me anën njerëzore të tyre e me atë që arti sjell, dendësinë e emocionit. “Këto personalitete vijnë të gjithë bashkë, për t’i afruar më afër me
publikun në mënyrën më të vërtetë të mundshme”.

Në ekspozitën e tij të dytë personale, ai tregohet i thjeshtë dhe preciz me titullin, thjesht: “Portrete”. “Portret, sepse portreti është gjinia më e vështirë për t’u arritur siç duhet, ndërsa për një artist mendoj se është një nga shtyllat kryesore. Mendoj se portreti është distilimi i esencës njerëzore. Në një portret duhet të përmbledhësh një jetë. Personazhet që kam ekspozuar këtu kanë përvoja me shumë dimensione shoqërore. Duhet një qasje tepër e veçantë të realizosh një portret të tillë”

Për të sjellë këto figura dhe për të treguar forcën e portretit, ai ndan edhe vështirësitë për t’i bindur personazhet të qëndrojnë përballë tij për të kapur atë lloj vështrimi, ndoshta herë shprehës, herë ëndërrimtar, e herë melankolik.

“Nuk ka qenë aspak e thjeshtë. Koha sidomos, jo vetëm para aparatit, por edhe për t’i bindur personazhet. Mund t’ju them një detaj interesant: Ka patur personazhe që më janë dashur disa vite për t’i bindur. Nuk po përmend emra, por ata janë në album, janë në ekspozitë. Arsyeja ka qenë herë koha, herë preokupimi dhe herë agjenda e tyre e ngjeshur”. Megjithëse me këto personalitete shqiptare ka kaluar shumë kohë, me biseda të çlirëta në “udhëtimin” e procesit fotografik, Edvin Çelos i ka mjaftuar një sekondë që të na sjellë anën e tyre njerëzore, të
zhveshur nga fuqia e profesionit.

“Për sa i përket bindjes dhe shkëmbimit gjatë procesit fotografik, çelësi i kësaj pune kishte të bënte me ‘mospraninë’ time aty, në mënyrë që të bëhesha sa më i padukshëm përballë personazhit gjatë procesit të fotografimit, për të mos ndikuar dhe shpërqendruar vështrimin e tij në objektiv. Ai duhej lënë i lirë në gjendjet e tij. Çdonjëri prej tyre ka një ide të vetën se çfarë duhet të transmetojë. Kjo nuk ndryshon tek askush dhe merr kohë, se jo domosdoshmërisht çfarë do personazhi dua edhe unë, sidomos në këtë mënyrë të fotografuari. Në këtë moment ndërhyj unë, ku për një të qindtën e sekondës, pa kaluar personazhi në pozë, ose për një të qindtën e sekondës sapo personazhi del nga stakimi i gjendjes së pozës, duhet të kap momentin dhe të përjetësoj imazhin, duke qenë i vëmendshëm për të kapur gjendjen që mendoj se është e duhura”, rrëfen fotografi.

Në sallën e ekspozitës, portreti shoqërohet edhe me një thënie përmes së cilës personazhi identifikohet. “Mendoj se një thënie e personazhit, për një fragment të caktuar, mund të jetë në dobi të imazhit”

Ndonëse këto janë personazhe me identitet të fortë e disa prej tyre arrijnë të jenë deri edhe imponues, gjatë procesit të fotografimit ai veçon shkëmbimin shpirtëror. “Portretura është një shkëmbim shpirtëror sepse përballë teje është dikush që merr frymë e të sugjestionon me shikim, e kurrsesi nuk mund të jesh i qetë. Gjithsecili prej personazheve, kush më shumë e kush më pak, ka lënë një shenjë ndikimi tek unë. Në fakt ky është thelbi i përjetimeve të përftuara nga ky projekt: takimi, bashkëbisedimi, shkëmbimi dhe procesi i fotografimit”.

Artisti përfundon duke thënë se “ka qenë një sfidë e rëndësishme për të pasur një shkëmbim me këto personazhe, për t’i takuar, për t’i bindur, për të pasur guximin për t’i fotografuar, si dhe për t’i afruar e vendosur përballë publikut në mënyrën më të vërtetë të mundshme”. Ekspozita fotografike “Portrete”, pas Muzeut Historik Kombëtar, do të ekspozohet edhe në disa qytete të tjera të vendit dhe në Kosovë.(SI)

/b.h

Next Post
“Çfarë mostrash po krijojmë”! Brataj reagon pas sulmeve të studentit të mjekësisë

"Çfarë mostrash po krijojmë"! Brataj reagon pas sulmeve të studentit të mjekësisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ulet për herë të parë për këtë vit çmimi i naftës: Ja sa do të kushtojë një litër

Nafta 224 lekë, Konfindustria: Rishikoni politikën fiskale të karburanteve

April 7, 2026
Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

Misioni Artemis II shënon rekord historik në eksplorimin e hapësirës, astronautët nisin kthimin

April 7, 2026
BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

BE prezanton sistemin e ri të hyrjes/daljes, çfarë ndryshon për udhëtarët

April 7, 2026
FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

FOTOLAJM / Deputetët e PD, dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës

April 7, 2026
“Të gjithë para Kryeministrisë”, mesazhi i Berishës pak orë para protestës

PD funksionon si “klub”! Gazetari: Berisha e ka shuar opozitën. Sulmon këdo që e konsideron armik

April 7, 2026
Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

Drejtori i Policisë nis nga puna/ Takim me shefat e komisariateve, porositë që la

April 7, 2026
Nga Denaj e Xhafaj, te Klosi e Gjiknuri / Zbulohet kujt ia ka besuar Rama drejtimin e komisioneve parlamentare

“Punët e Shqipërisë”, Rama mbledh grupin parlamentar, udhëzime për ligjet dhe turin në rrethe

April 7, 2026
Popullsia në Greqi drejt plakjes, Mitsotakis njofton paketën e re prej 1,6 milionë eurosh

Skandali me subvencionet bujqësore në Greqi, Mitsotakis vihet me ‘shpatulla pas murit’

April 7, 2026
Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

Express: Mes rritjes së kostove të udhëtimit, Shqipëria cilësohet si alternativë më e mirë se ‘Maldivet’

April 7, 2026
Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

Rritet numri i aeroporteve italiane me mungesë karburanti, shqetësim për udhëtimet verore

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In