Dy persona, një shqiptar dhe një grek janë arrestuar me 4.4 kg kokainë. Sipas mediave greke operacioni antidrogë është zhvilluar në Athinë.
Raportohet se shqiptari i arrestuar është një shofer taksie 33 vjeç dhe një pjesë e drogës u gjet në makinën e tij, kurse pjesa tjetër në banesën e shtetasit grek.
Sipas mediave, personi grek i arrestuar është një ish-punonjës i Teatrit Kombëtar të Greqisë.
Droga shitej në zona të ndryshme të Athinës me një vlerë 60-70 euro për gram.
Ne total u sekuestruan 4 kg 410 gram kokaine, 1 kg 455 gram MDMA, 675 euro, 2 peshore, 5 celulare dhe taksia e shqiptarit.
g.kosovari