Vëllai i Osama bin Laden, Ibrahim bin Laden, ka vënë në shitje rezidencën e tij të vjetër në Bel Air. Dailymail shkruan se vila e boshatisur për rreth 20 vite që nga sulmet e 11 shtatorit 2001 në SHBA është vënë në shitje për 28 milionë dollarë,
E ndërtuar në vitin 1931, shtëpia në 634 Stone Canyon Rd ndodhet në më shumë se dy hektarë tokë, që shtrihet në 7.100 metra katrorë, me shtatë dhoma gjumi dhe pesë banjo. Ibrahimi, i cili është gjysmë vëllai më i madh i Osamas fillimisht bleu rezidencën në 1983 për vetëm 1,653,000 dollarë. E bërë me mure betoni dhe e lyer me një nuancë ngjyrë gomë të trëndafilit, prona ndodhet disa blloqe nga hoteli i famshëm Bel Air.
Ngjitur më shtëpinë e bin Laden janë dy vilat më madhështore në Los Angelos. Një rezidencë në stilin Tudor prej 36,000 metrash katrorë në pronësi të sipërmarrësit me origjinë izraelite Beny Alagem dhe një vilë bezhë 43,000 metra katrorë të frymëzuar nga Franca në pronësi të Jeffrey Kaplan.