• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTO/ Si po e shkatërrojnë buldozerët Valbonën, perlën e turizmit shqiptar

by Java News
20/07/2017 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rruga në Luginën e Valbonës nuk është si më parë.

Zhurma e fortë e rrjedhës së lumit është venitur nga ekskavatorët dhe buldozerët, të cilët po çajnë shpatet  e maleve dhe anën  e lumit. Qindra metra kanale betoni, kampe punimesh janë vendosur përgjatë aksit dhe pishat në anë të rrugës janë mbuluar për disa kilometra me mbulesën plastike që rëndom përdoret në frontet ku ka punime.

Një grup turistësh çek, të cilët po e vizitojnë për të shtatin vit rresht Valbonën janë të trishtuar. Nuk arrijnë të kuptojnë asnjë shpjegim që japin vendasit për ndërtimin e HEC-ve.

Punimet momentalisht po zhvillohen në zonën e Dragobisë, ku bashkohen tre lumenjtë më të bukur të luginës, Motinës, i Çeremit dhe i Valbonës. Vendasit thonë se kanalet e betonit do marrin ujin nga burimet e lumenjve për te prodhuar energji në muajt e dimrit, por kjo sipas tyre do të dëmtojë rëndë biodiversitetin pasi shfrytëzimi  në këtë mënyrë shteron krojet e zonës në verë e për rrjedhojë ambienti nuk do të jetë më atraktiv për turistët dhe gjallesat do të shkatërrohen

Alarmi i Mjedisit

Lumenjtë e Alpeve, Cemit, Vermoshit, Lëpushes, Shales, Gashit, Tropojës, ruajnë deri më sot karakteristika të forta natyrore të pacenuara dhe përbëjnë një aset të jashtëzakonshëm për ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, por ndërkohë lumi i Valbonës më i madhi mes tyre po e humbet këtë natyralitet për shkak të HEC-eve që kanë nisur të ndërtohen tashmë. Alarmin në lidhje me shkatërrimin e lumit të Valbonës nga HEC-et e dha Ministria e Mjedisit në Vlerësimin Strategjik Mjedisor për “Planin Kombëtar Sektorial i Turizmit për Rajonin e Alpeve Shqiptare”.

Studimi për Vlerësimin Strategjik Mjedisor thotë se efektet e HEC-ve mund të jenë të dëmshme sepse mund të sjellin ndryshime të forta hidrologjike, limnologjike dhe biologjike.

Ministria e Mjedisit referon se HEC-et e propozuara për t’u ndërtuar në lumin e Valbonës, janë rreth 11, ku 8 prej të cilëve kanë marrë leje ndërtimi  përgjatë 25 km të luginës së Valbonës.

Aktualisht një hidrocentral (4 MW) ka nisur ndërtimin e tij që nga viti 2013 me ritme shumë të ngadalta, ndërsa dy HEC-e të tjerë (27 MW) nisën këtë vit të ndërtohen (projekti në kaskadën e Dragobisë).

Dokumenti qeveritar zbulon se në mungesë të konsultimeve të duhura publike është e vështirë të gjesh të dhëna të sakta në lidhje me to.

“Gjithashtu duhet theksuar se ndërtimi i HEC-ve në Valbonë ka hasur kundërshtime nga banorët e zonës, intelektuale të shumtë dhe ambientalistë të cilët kanë protestuar kundër ndërtimit të tyre.

Ndër ndikimet kryesore përmendim:  Prishjen e peizazhit të zonë, pasi habitatet natyrore humbasin, ndërkohë që lidhjet tokësore fragmentarizohen. Përmes ndërtimit të digave, devijimit të rrjedhave të ujit, kanalizimeve dhe tuneleve preken në mënyrë të drejtpërdrejtë aspekte kryesore të pejsazhit” thuhet në dokumentin e qeverisë për zhvillimin e alpeve.

Zvogëlimi i sasisë së ujit në rrjedhën kryesore, shkakton rritjen e temperaturës së ujit dhe cenimin e kushteve bazë të jetës së gjallesave ujore.

Humbja e diversitetit ujor- Devijimi i rrjedhjes së ujit çon në humbjen e diversitetit ujor, ku mund të zhduken peshqit që janë të rrallë, siç është trofta (Salmo faroides), për shkak të pengesës së rrugëve migruese për specien. Gjithashtu, të gjithë speciet janë të kërcënuara nga mortaliteti pas kalimit në turbina.

Ndërtimi i HEC- ve rrezikon të rrisë erozionin. Si rezultat i gërmimit të tokës, prerjes së pyjeve përreth, zhdukjes se bimësisë, do të kemi rritje të fenomenit të erozionit sidomos në ato zona ku ndikimi i erozionit është i lartë duke sjellë kështu humbje të sipërfaqeve tokësore, humbjen dhe ndryshimin e biodiversitetit etj.

Ndikimet që krijon devijimi i lumit dhe ndërtimi i barrierave

Devijimi i lumenjve krijon rënie të sasisë së sedimenteve, të cilat kalojnë në pjesën e poshtme të rrjedhës.

Gjithashtu devijimi krijon humbje e drejtpërdrejtë e shpateve lumore, habitateve specifike anësore.   Depozitimet e sedimenteve sjellin probleme në pjesën e poshtme të rrjedhës, për efekt të mosbalancimit të shtratit me mjedisin rrethues.

Ndërtimi i barrierave nga ana tjetër ndikon në humbjen e traditave kulturore për sa i përket përdorimit të burimeve natyrore, si dhe ndryshon ekosistemet si pasojë e ndërtimit e devijimit të ujit.

HEC-et e tjera në Alpe

Në territorin e Alpeve edhe pa HEC-et e reja, gjenden një numër i konsiderueshëm HEC-esh, që në pjesën më të madhe janë HEC-e të vegjël me kapacitet 0.15- 1.4 MW me përjashtim të Hidrocentraleve të Fierzes, të Komanit, të Vaut të Dejës që futen në grupin e HEC-ve të mëdhenj me kapacitet që shkon nga 250 MW deri në 500-600 MW.

Ndër HEC-et funksionalë që ndodhen në territorin e Alpeve përmendim: Hidrocentralin e Fierzës (me kapacitet 500 MW), të Komanit (600 MW), të Vaut të Dejës (250 MW), HEC-i Ashtës, të përbërë nga stacioni elektrik Ashta 1 dhe Ashta 2 (Kapacitetit i plotë të dy HEC-eve është 53 (MW), gjithashtu përmendim edhe Hidrocentralet që gjenden në fshatrat Tamarë, Selcë, Curraj, Ndërlysaj, Vukël, Cerem dhe Lekbibaj (të gjithë me Kapacitet 0.15-1.4 MW)./Monitor

Next Post
Ngjarje e rëndë në Vlorë, 81-vjeçari varet me litar

Tronditëse në Lushnje, 23-vjeçari varet në oborrin e shtëpisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com