• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Shtëpia ku lindi Fishta, problemet që kanë shoqëruar restaurimin e banesës ku jetoi

by A R
24/10/2016 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ky objekt simbolik dhe ky kryq me një liber janë vendosur në vendin ku lindi At Gjergj Fishta, i cilësuar si Homeri i letërsisë shqiptare.  Pak kush e njeh sot këtë vend, që dikur ka qenë shtëpia e Fishtës, pasi vëmendja është fokusuar tjetërkund, në një banesë ku Fishta ka jetuar një pjesë të jetës së tij, e cila sot ka pronarët e saj legjitim, të cilët në vitin 2012 kanë kundërshtuar një projekt për restaurimin e saj.

Por si është e vërteta e shtëpive të Fishtës

Për shtëpinë e At Gjergj Fishtës ka dy shpallje si Monument Kulture i Kategorisë së Parë.

Shpallja e parë është bërë në vitin 1991, me vendimin nr.4 dt.07.05.1991 nga Komiteti i Kulturës dhe Arteve  dhe i përket shtëpisë ku ka lindur poeti, e cila ka ekzistuar deri në vitin 1994 kur është shkatërruar nga banorët e zonës.

Në këtë vend, vitin e kaluar nga ana e DRKK Shkodër janë bërë gërmime dhe janë gjetur fragmente të themeleve. Sot ajo zonë është e rrethuar me rrjetë, ku është vendosur një kryq dhe një libër simbolik.

Ndërsa me urdhërin nr.702 dt.05.06.2008 të Ministrit të Kulturës është shpallur si monument kulture edhe një shtëpi tjetër, ku ka banuar poeti, në fshatin Fishtë për disa vjet.

Për këtë objekt në vitin 2012 është hartuar një projekt, madje ka patur edhe një fond për restaurimin e saj por që është kundërshtuar nga pronarët.

Sot kjo banesë është mjaft e dëmtuar pasi pronarët, të cilët nuk banojne në të e kanë kthyer për përdorime të tjera.

Në një intervistë të vitit 2015, zv. ministri i Kulturës, Zef Çuni sqaronte: “Kjo shtëpi në vitin 2012 ka pasur një projekt restaurimi dhe është dhënë një fond por që pronarët kanë kundërshtuar restaurimin e saj, duke pretenduar që t’u jepen tre shtëpi të reja. Kërkesa e këtyre pronarëve është bërë në drejtorinë rajonale dhe më pas kanë njoftuar dhe Ministrinë. Shteti nuk është pronar i të gjithë shtëpive, por shtëpitë që kanë pronarë ka një ligj që përcakton që 60% e paguan shteti dhe 40% e paguan pronari për restaurim por në rastin në fjalë të gjithë shumën do ta  paguante shteti”, duke vijuar më tej me shpjegimin ligjor se “Trashëgimtarët e Fishtës nuk kanë as dokumente pronësie kështu që edhe për të krijuar një punim aty, duhet të kesh një dokument pronësie dhe unë personalisht kisha ngarkuar sektorin e Lezhës që ti ndihmonte në hipotekë që të merrnin tapinë dhe nuk e kanë nxjerrë edhe sot e kësaj dite”./a.m.

fishtashtepia-e-fishtes-2shtepia-e-fishtes-3shtepia-e-fishtes

Next Post
Braho: Të rriten kompetencat e prefektit. Dogjani: Të shkrihet Prefektura ose Qarku

Braho: Të rriten kompetencat e prefektit. Dogjani: Të shkrihet Prefektura ose Qarku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Usman Nurmagomedov – Dagestani MMA Star – Undefeated Lightweight PFL

November 8, 2026
Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Analiza e REL/ Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

November 8, 2026
Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

Sherri në Ujin e Ftohtë në Vlorë, 34-vjeçari nxori pistoletën për të qëlluar gjatë sherrit, ja si u parandalua ngjarja e rëndë

November 8, 2026
Berisha: Rama kërkon të provokojë konflikt civil! Doli sot si zëdhënës i Prokurorisë së monizmit

Berisha u del në krah studentëve, qytetarët e “masakrojnë” me komente: Nuk mbledh dot më shumë se 500 vetë, do të shfrytëzosh ata!

November 8, 2026
U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë

November 8, 2026
Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

Tragjedi në Tale të Lezhës! Shembet muri i banesës dhe e zë poshtë, humb jetën 70-vjeçari

November 8, 2026
Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In