Tashmë pas shumë aludimeve, nuk është sekret lidhja mes reperit Getoar Selimi dhe prezantueses Marina Vjollca. Pas fotove të shumta të publikuara nga paparacët, çifti është parë bashkë edhe në Summerfest në Sarandë.
Sipas asaj që bën të ditur Prive, Geti dhe Marina duket se nuk po kalojnë një periudhë të bukur në çift, aq sa edhe në takimin e tyre në Sarandë, janë parë mjaft të nervozuar.
Sipas të pranishmëve, çifti ka debatuar për disa minuta, por pa ditur arsyen. Ky tension vihet re edhe në rrjetet sociale, ku që të dy nuk e ndjekin më prej ditësh njëri-tjetrin në Instagram.