• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Rrugëtimi i Klaus Gjasulës: Nga foshnjë në eksodin e viteve ’90 në Ambasadën gjermane, te goli në Euro 2024 me Kombëtaren!

by Java News
20/06/2024 17:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasdite vere në Hamburg, 19 qershor. Stadiumi i tejmbushur me tifozët e Kombëtares jehonte para, gjatë dhe pas ndeshjes Kroaci-Shqiperi. Kuqezinjtë për herë të dytë po luajnë në një nivel të tillë dhe Europiani 2024 është më shumë se thjesht futbolli.

Heroi i djeshëm që i dha pikën e parë të këtij eventi tanëve quhet Klaus Gjasula, i cili priti moshën 34-vjeçare dhe pak minuta në fushë për t’u bërë heroi i një kombi.

I futur në fushë në minutën e 72-të, Gjasula u duk se ishte rishtar në tapet dhe e humbi kontrollin kur pas një “ping-pongu” në zonë e dërgoi topin në rrjetën e Shqipërisë, me kroatët që për momentin përmbysën 2-1 ndeshjen.

Vetëm shtatëlarti mund ta tregojë se çfarë ka ndjerë në ato momente, kur në fushë u fut me avantazhin e Shqipërisë dhe vetëm katër minuta lojë pa një përmbysje nga Kroacia.

Megjithatë 19 qershori ishte dita e tij. Në shtesën e pestë të ndeshjes goli i Klaus Gjasulës i dha barazimin 2-2 tanëve dhe pikën e parë në Grupin B, teksa ai u fut në histori si lojtari i parë që në një Kampionat Europian hyn nga stoli dhe shënon autogol dhe gol.

Diçka e tillë i ndodhi në Hamburg, stadiumin ku ka luajtur për një sezon me ekipin e këtij qyteti që i ndikuar nga një dëmtim nuk mundi të tregonte më të mirën në fushë.

Por Gjasula ka një të shkuar interesante, kur vetëm pas gjashtë muajve jetë, në vitin e larget 1990 i duhej të përballej me largimin e familjes së tij në Gjermani, në kohën e eksodit në Shqipërinë post-komuniste.

Në foto duket Gjasula i vogël që në 2 korrikun e 1990 ishte një nga personat që hynë në Ambasadën e Gjermansië në Tiranë, fill pas revoltave. Prindërit nuk mund të linin dy vëllezërit Jurgen dhe Klaus pa i marrë me vete, teksa ajo kohë shënjoi edhe karakterin luftarak të mesfushorit të Kombëtares.

Pas mbërritjes në Gjermani dhe edukimit në këtë vend, dyshja u përkushtua me sportin dhe konkretisht futbollin, duke luajtur në Bundesligë. Më herët se Klausi, edhe Jurgeni ka qenë pjesë e kuqezinjve, teksa historia e tyre është frymëzuese./m.j

Next Post
Basha: Berisha është kthyer në asetin më të madh të Ramës. Asnjë komplot kundër drejtësisë nuk e pengon alternativën tonë në zgjedhjet e ardhshme

Basha: Berisha është kthyer në asetin më të madh të Ramës. Asnjë komplot kundër drejtësisë nuk e pengon alternativën tonë në zgjedhjet e ardhshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

PS feston 20-vjetorin në Greqi, Balla: Nisim një fazë të re anëtarësimesh për zgjedhjet 2029

March 15, 2026
Jorida Tabaku shpjegon arsyet e refuzimit për kandidaturën në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës

Tabaku: Rritja e çmimit të karburanteve, nga taksat e larta dhe mungesa e konkurrencës

March 15, 2026
VIDEO / “Vëllai im të du’ shumë”, Rama zbulon telefonatën me Thaçin: Më tha ‘e kam fituar lirinë’!

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

March 15, 2026
Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

Kallas, e gatshme të presë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë

March 15, 2026
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin

March 15, 2026
Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

Mbyllja e puseve në Gjirin Persik: Pse çmimet e naftës rrezikojnë të qëndrojnë në nivele rekord

March 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 16 Mars 2026

March 15, 2026
Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

Libani, gati për pushtim: Izraeli dëshiron ta okupojë atë dhe ka miratimin e Trump

March 15, 2026
Lufta me Rusinë, Kina premton 791 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ibrahimaj: Tregu i karburanteve në monitorim ditor, nuk ka problem me furnizimin

March 15, 2026
Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

Rikthehet frika e armëve bërthamore: Presioni mbi Putin dhe skenarët e rinj të luftës globale

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In