• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Rivali i radhës Maqedonia, por këtyre kuqezinjve nuk u “intereson”…

by A R
04/09/2017 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një foto nga bari i hotelit, ku qëndruan për dy ditë në Elbasan, ka nxjerrë zbuluar kuqezinjtë. Lojtarët e Kombëtares shqiptare nuk interesohen fare për rivalin e radhës, Maqedoninë, por më tepër i joshte superndeshja e grupit G, Spanjë- Itali, e luajtur në mbrëmjen e së shtunës.

Pas përfundimit të takimit Shqipëri-Lihtenshtejn (u luajt në 18:00), trajneri Kristian Panuçi kishte luksin të vëzhgonte edhe Maqedoninë, që përballej në 20:45 ndaj Izraelit. I pyetur menjëherë pas ndeshjes në “Elbasan Arena”, nëse do të ndiqte Spanjë-Itali apo IzraelMaqedoni, Panuçi u shpreh prerë: “Më intereson vetëm Maqedonia, do të shikoj pikërisht atë ndeshje”.

Italiani i pankinës kuqezi ka marrë çfarë ka dashur nga kundërshtari i radhës, teksa e ndoqi “live” pikërisht në një ditë super. Maqedonia fitoi në Izrael 0-1, falë një goli të kapitenit Pandev. Megjithatë, për Etrit Berishën, Elseid Hysajn, Mërgim Mavrajn, Migjen Bashën, Odise Roshin, Eros Grezdën dhe Berat Gjimshitin, të cilët ishin së bashku në një tavolinë në hollin e hotelit në Elbasan, kishte më shumë interes për të ndjekur Spanjë-Itali.

kombetarja televizor

Siç duket edhe në foto, lojtarët kanë qenë kureshtarë për këtë kryendeshje, që përfundoi me fitoren 3-0 të iberikëve, të cilët kryesojnë grupin G. Ndoshta nuk kishin marrë ndonjë këshillë specifike nga Panuçi për të ndjekur Maqedoninë, e cila do të studiohet sot me një video-analizë, që sillet enkas nga specialisti italian, Marko Rosi. Nisur nga kjo, lojtarët kanë preferuar të shikojnë “kokat” e grupit, në një kohë që Shqipëria në këtë fund-edicioni do të luajë në Spanjë dhe më pas do ta mbyllë me Italinë në “Loro Boriçi”.

Në dy ndeshjet e para ndaj Kombëtareve “big”, kuqezinjtë kanë humbur me të njëjtin rezultat: 2-0. Tashmë në radhë është Maqedonia, një kundërshtar që Shqipëria nuk e ka mundur asnjëherë në transfertë. Gjithçka mbetet për t’u parë nesër, në një ndeshje që vendos shumë për ekipin që do të mbyllë edicionin në vendin e tretë, edhe pse praktikisht Shqipëria është ende në lojë për të qenë e dyta në grup./Psport/a.m.

Next Post
PD tenton të ‘pajtohet’ me Vlahutin: Ambasadorja e tha qartë, Rama mban peng integrimin

PD tenton të 'pajtohet' me Vlahutin: Ambasadorja e tha qartë, Rama mban peng integrimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ka turp kjo parti?”, Spaho shpërthen ndaj PD: Në mëngjes kundër protestës, në drekë del pro! Kanë hallin e karriges së pushtetit

“Vendimi i KLGJ dhe KLP, i turpshëm”/ Pagat e magjistratëve, Spaho: Vendosin Qeveria dhe Kuvendi!

September 14, 2026
Sa ‘zogj’ vrau Edi Rama, dhe pse Kuvendi me 101 deputetë e mban në pushtet deri 2050?

“Kam qenë dëshmitar i vrasjes”, Spahiu flet për Azem Hajdarin: Pse SHBA i kërkoi PD-së të hiqnin dorë nga hakmarrja e armatosur

September 14, 2026
Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

Zelensky: SHBA kërkuan ndërprerje të luftimeve, Ukraina gati ta mbështesë propozimin

September 14, 2026
“I donin të gjitha qyl”!/ Artan Hoxha për dosjen “AKSHI”: Skemë tipike se si ka…

Polici goditi me grusht në bark protestuesin, Hoxha: Veprim që i shoqëruari të ulte kokën, mirëpo…

September 14, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

“Erion Veliaj mund të lirohet nesër”, analisti tregon si do të procedojë Gjykata e Lartë me kryebashkiakun

September 14, 2026
Hetimet e SPAK për Berishën/ Lorenc Vangjeli: 96 orët që po ndryshojnë Shqipërinë

“Çështja e Veliajt ka të bëjë me fatin e Tiranës”, Vangjeli: Në një Shqipëri europiane ai duhet të lërë qelinë

September 14, 2026
Pas Dados, Veliaj padit edhe KLP: Prisja të kishte transparencë! Ka një palë që do errësirë…

Avokati i Veliajt për seancën në Gjykatën e Lartë: Arsyeja pse nesër presim lirimin nga burgu…

September 14, 2026
Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

Selin Bollati flet se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e BBV

September 14, 2026
PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

PS-PD bashkojnë votat: Komisioni i Jashtëm pro dërgimit të 40 trupave në Gaza

September 14, 2026
I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

I mori mijëra euro për legalizim fals, mashtruesja e Kadastrës kapet në kafe në flagrancë

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com