Hapësira e liqenit të Marinës në Belsh është kthyer në një zonë turistike. Ajo është mjaft e frekuentuar nga vizitorët pas investimit dhe ndërtimit të shtëpive prej druri.
Me disa pamje fantastike pranë kësaj pike turistike te liqeni i Marinës, kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes.
Ndërsa ka shpërndarë fotot, Rama thekson se kjo është pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
“Mirëmëngjes dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama./ b.h