• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/Pushimet e “nxehta” të vajzave “VIP” të Tiranës

by A M
18/08/2024 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jemi të sigurt që këto ditë, personazhet e njohura të ekraneve më shumë i keni hasur nga afër në plazhe, sesa në ekrane. Kjo për faktin se gushti është edhe muaji që të gjithë shkëputen për të pushuar, duke shijuar ditët me diell, përgjithësisht buzë detit.

Në fokusin tonë natyrisht që do të ishin VIP-at për të sjellë disa copëza nga këto ditë të tyre. Disa kanë provuar të bëjnë pushime disi më diskrete, disa edhe më bujarë me ndjekësit na kanë zbuluar se ku po i kalojnë dhe kush i shoqëron në këto ditë të nxehta vere.

Rike Roçi

Vera e Rikes ka vetëm një kryefjalë, Sardenja. Vetë konkurrentja e “Big Brother” e ka thënë se pas ishullit luksoz është e dashuruar dhe ditët e verës zgjedhë t’i kalojë aty. Pasi i bëri disa ditë pushime, këtë herë ajo është rikthyer.

Me një foto me bikini nga uji, ajo ka ngritur temperaturat. Format shpërthyese të saj nuk mund të linin pa marrë komplimente të shumtë nga komentuesit. Vetëm se ne do të donim të dinim se kush e shoqëron Riken në këto ditë të nxehta në ishullin e famshëm italian.

Klaudia Pepa

Balerina e mirënjohur është shumë hermetike sa u përket pushimeve të saj dhe personit që e shoqëron. Pak kohë më parë, ajo zbulonte se ishte e dashuruar. Postimet e saj në “Instagram” flisnin për një dashuri të madhe dhe gjeste romantike.

Por me gjasa kjo verë e ka gjetur “single” Klaudian, e cila në rrjetet sociale ka publikuar pak foto nga pushimet e saj. Duke mos na treguar se ku është, balerina nuk kishte sesi të mos shfaqej edhe këtë sezon në top-formë. Me bikini jeshil dhe si gjithnjë e kuruar, ajo duket se po e shijon këtë verë, edhe pse “single”.

Rozana Radi

Kjo verë ka qenë një moment i mirë për artisten që të përfitojë nga stina për të bërë disa pushime të gjata. Rozana Radi e nisi plazhin nga Greqia dhe duket se vera për të do të vijojë deri në nisjen e sezonit të ri televiziv. Në rrjetet sociale, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në det.

Natyrisht që nuk mund të lëmë pa vënë re format e përmirësuara ndjeshëm të artistes. Me disa kilogramë më pak dhe me një imazh edhe më të kuruar, sot Rozi është ndër vajzat më joshëse të ekranit.

Jonida Maliqi

Prej shumë vitesh Jonida Maliqin po e shikojmë gjithnjë të rrethuar vetëm nga miqtë. Duket se këngëtarja ka zgjedhur që jetën private ta mbajë sa më diskrete nga publiku, duke e jetuar në fshehtësi të plotë.

Edhe përgjatë kësaj vere, e tillë ka qenë tabloja. Jonida ka nisur të pushojë me familjen e saj dhe më pas me miqtë. Të shumta kanë qenë pozat në “Instagram”, por asnjëherë diçka që mund të na linte të mendonim se tashmë ajo ka nisur një lidhje të re. Me një pozë nga deti, ku po shijon ujin, artistja duket si gjithnjë në top-formë.

Xhemi Shehu

Postimet në “Instagram”-in e saj kanë qenë të rralla. Këtë verë, moderatorja e ka pasur kohën e zënë me “Portokallinë”, që këtë sezon ka shëtitur pothuajse në gjithë Shqipërinë.

Ndaj edhe kryesisht edhe postimet në rrjetet sociale kanë qenë dedikuar punës së saj. Por kur Xhemi gjen kohë për t’u çlodhur në plazhin e Jalës, me bikini dhe një kokteil në duar, është e pashmangshme që poza të kalojë pa u vënë re. Duke ruajtur si gjithnjë familjen larg mediave, Xhemi ka preferuar që edhe këtë herë të pozojë krejt e vetme.

Amarda Toska

Për familjen e Amit dhe Ermalit pushimet nisin gjithnjë në qershor, ku edhe u drejtohen disa ditë resorteve luksoze në Turiq. Por këto ditë të nxehta gushti, nuk kishin sesi mos ta gjenin përsëri në det.

Si rrallë herë, vetë moderatorja ka publikuar fotot me bikini nga një jaht, ku edhe ka shëtitur bregdetin tonë. Ndonëse prej kohësh e distancuar nga ekrani, ajo vijon të mbetet ndër imazhet më të dashura për publikun, ndaj edhe gjithnjë tek “Instagram”-i i saj ka një vëmendje të shtuar për të mësuar se çfarë po bën ajo dhe familja e saj.

Next Post
Eva Buzo rikthehet për të përfunduar sfidën, nis udhëtimin me not nga Italia drejt Shqipërisë

Eva Buzo rikthehet për të përfunduar sfidën, nis udhëtimin me not nga Italia drejt Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë”, Rama për FT: Nëse nuk do të ishte Kushner, askujt nuk do t’i interesonte për flamingot dhe Shqipërinë

Rama: Nuk më interesojnë protestat e shtirura, por zemërimi i qytetarëve me hall real

June 28, 2026
VIDEO/ “Berisha ndryshoi qëndrim për të ruajtur oborret dhe sinorët e tij”, ish-nënkryetari i PD: Opozita, viktima e parë e protestës

VIDEO/ “Berisha ndryshoi qëndrim për të ruajtur oborret dhe sinorët e tij”, ish-nënkryetari i PD: Opozita, viktima e parë e protestës

June 28, 2026
“Pasqyrë e punës së përkushtuar”, Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

“Pasqyrë e punës së përkushtuar”, Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

June 28, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Parashikimi i motit për sot, temperatura të larta dhe diell në të gjithë vendin

June 28, 2026
“PD nuk ekziston më”, Frrok Çupi: Duhet larguar gjithë enturazhi i Berishës, nga Noka, Vokshi, deri te Bardhi

“Protesta ishte fund e krye politike”, Çupi: Shqipëria u godit nga shtete që mbështesin terrorizmin

June 28, 2026
“Protesta është antishqiptare”, Beqiri: Albin Kurti solli mercenarë në Tiranë

“Protesta është antishqiptare”, Beqiri: Albin Kurti solli mercenarë në Tiranë

June 28, 2026
“Internacionalja Komuniste”/ Ish-zyrtarja e PD-së nxjerr zbuluar eurodeputeten Salis, publikon foton në krah të Qorrit pak para protestës

“Internacionalja Komuniste”/ Ish-zyrtarja e PD-së nxjerr zbuluar eurodeputeten Salis, publikon foton në krah të Qorrit pak para protestës

June 28, 2026
Redi Muçi lë të hapur kandidimin për Tiranën: Qori mund të marrë mandatin e deputetit

“Për çfarë proteston?”/ Deputetja e PS-Muçit: Pse hesht për vilat e babait tënd në zonën e mbrojtur?

June 28, 2026
Përshkallëzohen tensionet! Trump paralajmëron Teheranin pas sulmeve: Do të jetë fundi i Republikës Islamike

Përshkallëzohen tensionet! Trump paralajmëron Teheranin pas sulmeve: Do të jetë fundi i Republikës Islamike

June 28, 2026
Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Bilanci tragjik rëndohet në Venezuelë, 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In