• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

(FOTO) Publikohen emrat e 3 tutorëve të prostitutave të kapura dje në Bllok

by Aalison Pearse Stevens
25/03/2016 11:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Publikohen fotot e tre tutorëve, të cilët u arrestuan ditën e djeshme, në kuadër të një operacioni kundër prostitucionit. Burime zyrtare të Policisë thanë se rrjeti drejtohej nga shtetasit Nik Gjonikaj, 48 vjeç, i dënuar më parë për prodhim të lëndëve narkotike, Besnik Manka, 35 vjeç, dhe Bledian Nurja, 32 vjeç. Forcat e Policisë ndërhynë të mërkurën, rreth orës 21:00, në një prej moteleve në afërsi të Vaqarrit, duke arrestuar në flagrancë dy vajzat që po ushtronin prostitucion, Aureta B., 27 vjeçe, e Domenika D., 23 vjeçe, si dhe dy klientët, Melsi M., 52 vjeç, e Hajredin S., 37 vjeç.

PROSTITUCIONI

Sipas hetimeve që ka kryer Policia e Tiranës, dyshohet se Nik Gjonikaj në bashkëpunim me Besnik Mankën dhe Bledian Nurjën, sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të moshave të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës.

Në pranga ranë 7 persona, mes tyre edhe dy vajza, që shfrytëzoheshin për prostitucion. Tre prej të arrestuarve kishin rolin e tutorëve, dy të tjerë janë klientë. Oficerët e Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme kishin nisur një procedim rreth 9 muaj më parë dhe duke përdorur metodat speciale të hetimit, bënë të mundur dokumentimin e veprimtarisë së jashtëligjshme.

“Më datë 23 mars, në orën 21:00, u dokumentua që shtetasit e mësipërm kanë ndërmjetë- suar që shtetaset Domenika D. dhe Aureta B. të ushtronin prostitucion me shtetasit Melsi M. dhe Hajredin S.”, thuhet zyrtarisht nga Policia e kryeqytetit. Burimet thanë se pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë me një klient. Kishte raste që një vajzë ushtronte prostitucion me 3 klientë të ndryshëm brenda natës.

Ndërsa paratë ndaheshin me tutorët e tyre. Dy vajzat e arrestuara dje për ushtrim prostitucioni jetonin bashkë në një apartament të marrë me qira në Tiranë. Njëra rezulton të jetë jetime dhe nuk ka as vëllezër e motra. Ndërsa vajza tjetër është nga një fshat i Elbasanit. Atje jetojnë edhe prindërit dhe dy motrat e saj, ndërsa vetë e arrestuara kishte disa muaj që ishte larguar nga shtëpia dhe jetonte në kryeqytet.

HOTELET

Deri tani Policia e Tiranës ka identifikuar disa hotele dhe motele që frekuentoheshin më shpesh nga dy vajzat e arrestuara për prostitucion. Këto vende siguroheshin nga tre tutorët nëpërmjet njohjeve që ata kishin. Zonat ku ndodhen këto hotele janë në periferi të Tiranës, si në Vaqarr dhe në Sauk, por në pjesën më të madhe të rasteve prostitucioni kryhej në hotele që ndodhen në zonën e ish-Bllokut. Burime nga Policia thanë se ka nisur një procedim penal edhe ndaj pronarëve të këtyre hoteleve, me akuzën e vënies në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni. Panorama

 

tut3tut2tut1

Next Post

Celula e Brukselit planifikonte bombë radioaktive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tirana zyrtare përshëndet armëpushimin Izrael –Liban: Hap i rëndësishëm për dialog dhe uljen e tensioneve

Tirana zyrtare përshëndet armëpushimin Izrael –Liban: Hap i rëndësishëm për dialog dhe uljen e tensioneve

April 17, 2026
BE drejt tkurrjes demografike, gati 30 milionë banorë më pak deri në vitin 2100

BE drejt tkurrjes demografike, gati 30 milionë banorë më pak deri në vitin 2100

April 17, 2026
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Operacione masive kundër Iranit, mbi 7 mijë objektiva të goditura

Gafa e Sekretarit të Luftës, Hegseth citon një varg të biblës, por është nga “Pulp fiction”

April 17, 2026
A është hakeruar aplikacioni i von der Leyen?

A është hakeruar aplikacioni i von der Leyen?

April 17, 2026
Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

Gjykata e BE rrëzon taksën e qeverisë Orbán për kuotat e emetimeve

April 17, 2026
“Cjepërit brirë më brirë…”, Spiropali reagon pas dështimit të mbledhjes së “Zgjedhores”

‘Shpërthen’ Spiropali: PS po zëvendësohet nga një strukturë fosile ku bëhen emërime okulte!

April 17, 2026
I dërguari special i SHBA: Armëpushimi me Hezbollah është “fillimi i një rruge”

I dërguari special i SHBA: Armëpushimi me Hezbollah është “fillimi i një rruge”

April 17, 2026
SPAK jep pretencën për Evis Berberin, kërkon 10 vite burg

SPAK jep pretencën për Evis Berberin, kërkon 10 vite burg

April 17, 2026
“Pas moshës 35 vjeç rrezikoni të mos mbeteni shtatzënë”, gjinekologia tregon shkaqet

“Pas moshës 35 vjeç rrezikoni të mos mbeteni shtatzënë”, gjinekologia tregon shkaqet

April 17, 2026
Alarm për karburantin e avionëve! Evropa drejt mungesës, rrezikohen fluturimet

Alarm për karburantin e avionëve! Evropa drejt mungesës, rrezikohen fluturimet

April 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In