• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Plani i Jeff Bezos, synon ndërtimin e qyteteve në hapësirë për miliona njerëz

by Java News
15/05/2019 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javën e kaluar drejtori i përgjithshëm i kompanisë Amazon, Jeff Bezos, ka prezantuar projektin e tij hapësinor që për vite të tëra e kishte zhvilluar pa bërë ndonjë zhurmë, duke u zotuar se në të ardhmen do të arrijë t’i dërgojë njerëzit të jetojnë në Hënë.

Ai madje ka shkuar tutje, duke thënë se ekziston mundësia e “kolonializmit të hapësirës”, duke e bërë vend të banueshëm për njerëzit. E konceptin që e ka prezantuar vite më parë fizikanit Gerard O’Neill, Bezos thotë ta ketë studiuar me vëmendje sa ishte student në universitetin e Princeton

Në këtë koncept themeluesi i Blue Origin, parasheh që qytete të tëra mund të ngriten në habitate e madje të ketë edhe hapësirë për zhvillimin e kulturave bujqësore e parqe. Por, edhe pse një gjë e tillë nuk mund të arrihet në një të ardhme të afërt, Bezos thotë se “do të jetë zgjidhje e lehtë” kur Tokës do t’i shteren resurset.

Habitatet e ngjashme me skenat e filmit “Interstellar” mund të ndërtohen afër Tokës, duke iu lejuar njerëzve të udhëtojnë dhe të ndërtojnë “miliona shtëpi për secilin që dëshiron të jetoj atje”. E sipas Bezos, ata do të mund të kishin një “klimë ideale për jetesë”.

“Disa prej tyre do të ishin më kreativ – nuk është e thënë që të gjithë të jenë të interesuar për një gjë të tillë. Ata madje do të mund të udhëtojnë vetë pa ndihmën e askujt, sikur të ishin në autobus apo në aeroplan”, ka deklaruar Bezos.

Këto habitate mund t’i bëjnë konkurrencë qyteteve në Tokë apo thjesht mund të ndërtohen nga e para me arkitekturën futuristike, pretendon njeriu më i pasur në botë.

“Atje nuk do të ketë shi, stuhi apo tërmete. Këto habitate janë të bukura, ku njerëzit do t’i dashurojnë dhe me çdo kusht do të duan të jetojnë atje. Ajo çfarë do t’i tërheq më shumë është fakti se do të jenë afër Tokës, ku secili njeri mund të rikthehet sa herë që të do”, ka shtuar Bezos.

Megjithatë, ai pranon se për realizimin e një projekti të tillë duhet kohë, për faktin se çdo detaj duhet analizuar si dhe kostoja e saj.

“Do të duhet kohë, pasi që është një vizion i madh. Kostoja për të bërë gjëra interesante në hapësirë është shumë e lartë”, ka shtuar Bezos.

E fotografitë e këtij koncepti janë publikuar para opinionit, dhe në shikim të parë ngjajnë me skenat e filmave fantashkencë që jemi mësuar t’i shohim në televizor, por për këto Bezos pretendon se një ditë mund të jenë të realizueshme.

Ai gjithashtu shfrytëzoi rastin për ta prezantuar fluturaken e tij Blue Moon, e cila sipas tij është një “veturë” e mrekullueshme në të cilën mund të futen shumë persona.

“Është një lloj veture që mund të udhëtoj në Hënë”, ka deklaruar Bezos i cili sipas CNN gjithë ngjarjen e transmetoi live në blogun e tij.

Bezos ka pranuar se për plotë tre vite kishte punuar në këtë projekt dhe planifikon që deri në 2024 të përfundojë projekti dhe të mund të zbresin në Hënë.

g.kosovari

Next Post
Arben Malaj: Socialistët nuk më duan, por unë do të jem Ciprasi i Shqipërisë!

Arben Malaj: Socialistët nuk më duan, por unë do të jem Ciprasi i Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In