Erërat e forta deri në 120 kilometra në orë kanë goditur brigjet britanike dhe janë përgjegjëse për vrasjen e dy personave një prej të cilëve është adoleshent.
Trupi i tij është gjetur nga ekipet e shpëtimit në anë të detit, ndërsa një anëtar i anijes B Gas Margrethe, a 99-metra e gjate dhe me flamur maltez ka humbur mengjesin e së hënës afër brigjeve të Margate.
Rreshjet e forta të shiut kanë shtuar rrezikun e përmbytjeve nga stuhia Denis e cila goditi menjëherë pasi mbi Britani kaloi stuhia Ciara. Ushtria britanike është nxjerrë në rrugë dhe po ndërton barrier për të ndalur përmbytjet.
Me qindra fluturime në vend janë anuluar, shërbimi i metrove ka pasur vonesa dhe disa zona të shkatërruara nga përmbytja e parë, po përgatiten për periudhën e dytë të motit ekstrem.
Më shumë se 40 mijë pasagjerë janë detyruar që të anulojnë fluturimet, duke krijuar kaos në vend.
Stuhia “Dennis” do të jetë si një goditje e dytë për komunitetet e shkatërruara nga përmbytja. “Ciara” shkaktoi 3 viktima dhe është cilësuar si stuhia më e fuqishme në dekada.
g.kosovari