Ato janë shtëllungat e tymit të servisit dhe pikës së pjesëve të këmbimit për makina, që janë përshirë nga flakët.
Servisi vijon të digjet momentalisht.
Shkaqet e zjarrit në servis nuk dihen ende.
Paraprakisht bëhet me dije se në garazhin e servisit kanë qenë dhe dy automjete, të cilat janë djegur gjithashtu. Biznesi ndodhet në rrugën Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik.
Aktualisht në vendngjarje janë tre makina të zjarrfikëses dhe po punojnë për të vënë nën kontroll e më pas për të shuar flakët.
Foto nga vendngjarja.






g.kosovari











