Këngëtarja Adelina Tahiri vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku ndan shpesh momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Së fundmi, ajo ka nisur pushimet në një destinacion luksoz, por ka zgjedhur të mos zbulojë vendin ku ndodhet.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Adelina ka ndarë pamje nga ditët e saj të pushimit, duke marrë vëmendjen e ndjekësve.
Këngëtarja është shfaqur me një stil veror, duke ekspozuar format e saj dhe duke sjellë momente nga atmosfera e pushimeve.
Postimet e saj kanë marrë reagime të shumta nga fansat, të cilët kanë komentuar pamjen dhe elegancën e saj gjatë kësaj periudhe relaksi.













