• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Njihuni me femrat e ekranit shqiptar, që ‘kryqëzojnë’ sportistët

by A R
25/10/2018 22:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Personazhet e ekranit janë emrat që më së shumti i hasim në ballinat e medieve rozë.

Karriera e tyre në fushën të cilës i përkasin e jeta private janë po ashtu në fokus të veçantë, shkruan lajmi.net

Prezantueset seksi të emisioneve të ndryshme argëtuese, veshja e tyre provokative dhe mënyra e tyre e prezantimit bëjnë që emisioni në fjalë me çfarëdo përmbajte të jetë, shikueshmërinë e ka të garantuar.

Mirëpo ato të cilat po i lënë gojëhapur të gjithë janë prezantueset e sportit. Si rrallë herë në vendet shqipfolëse është shtuar numri i prezantueseve të sportit, duke u shndërruar kështu në personazhet më të komentuara.

Pra është futbolli sport i cili është kthyer padyshim në një ndër sportet më të dashura jo vetëm për djemtë por edhe vajzat në vendin tonë. Shumë tifoze apo modele janë tërhequr nga ky sport i bukur, ku disa prej tyre kanë guxuar edhe të jenë pjesë e tij si prezantuese në mediat sportive.

Në vazhdim ju sjellim listën e prezantueseve të sportit: Enkeleida Zeko, Ilda Bejleri, Vilma Masha, Hygerta Sako, Viola Spiro, Bora Zemani, Sidorela Gjoni, Sabina Mete, Pejana Elezi, Trevisa Tufa, Arta Nitaj dhe Vlera Fetahu.

Disa prej personazheve të përmendura më lartë janë emrat që hasim në media rozë jo vetëm për shkak të profesionalizmit por edhe për arsye se si në rrjete sociale me foto provokative ashtu edhe në disa prej paraqitjeve të tyre përballë sportistëve.

Ilda Bejleri: Prezantuesja Ilda Bejleri është njëra ndër femrat më seksi dhe më të komentuarat në publik e media rozë.

Veshja e saj tejet provokative në paraqitjet ‘live’ kur ka ndeshje të mëdha kryesisht të kombëtares, bëhet shpesh lajm. E në disa raste ajo i ka bërë të ndihen në siklet edhe të intervistuarit. Por një gjë s’duhet harruar se ajo e bën këtë punë me shumë dashuri dhe sa herë flet për të rrëfen me emocion karrierën jo edhe të vogël si prezantuese sporti.

“Në dhjetë vite punë jam përpjekur të jem vetvetja dhe kjo më bën ta dua punën e të më duket më e thjeshte. Sporti është një fushë që, nëse nuk ke informacion, është shumë e vështirë, ndaj duhet të jesh e informuar. Ndjekësit janë tifozë të mirë dhe kanë informacion të vijuar. Nëse gabon, ata të kritikojnë”, ishin fjalët e saj kur u pyet për punën që bën gati 10 vite.

Ajo thotë se është ende ‘single’, edhe pse çdo ditë puna e saj e bën të takojë futbollistë të cilët, siç i quan ajo, janë të pashëm.

“Nuk jam dashuruar me ndonjë futbollist. I pëlqej të gjithë në kuptimin e mirë, se të gjithë ata janë çuna të mirë, të pashëm, simpatikë, po nuk jam dashuruar me ndonjë futbollist. Jo se nuk kam dashur, por nuk ka rastisur”, ishin ndër të tjera fjalët e saj.

Vilma Masha- Një tjetër prezantuese e sportit e cila konsiderohet tejet seksi është  Vilma Masha.

Ajo mund të mos ketë linja si të Ildës mirëpo shoqja e saj njëherësh kolegia, Vilma ka rrëmbyer po ashtu vëmendjen e publikut.

Në llogarinë e saj në Instagram është aktive dhe publikon foto nga më të ndryshmet, qoftë edhe nga ato në plazh.

Duhet kujtuar se ajo së fundmi i ka dhënë fund beqarisë dhe ky lajm ka mundur të jetë njëri ndër më të hidhurit për disa nga futbollistët shqiptarë.

Viola Spiro-  Prezantuesja e njohur shqiptare Viola Spiro në llogarinë e saj në Instagram ka një numër të madh ndjekësish të cilët kanë rastin ta shohin në poza provokative.

Bjondina seksi, e cila po ashtu është e komentuar në media si njëra ndër prezantueset seksi të sportit la zgjuar interes të publikut pse jo edhe sportistëve.

Në janar të këtij viti ajo u bë pjesë e një skandali, pasi i dashuri i saj, Valentin Selaj ra në burg për trafik droge.

Që prej kësaj dite Violën e kemi parë të heshtur, madje ka ç’aktivizuar edhe opsionin e komenteve në rrjetet sociale për të shmangur reagimet e ndjekësve të  saj, mirëpo tash kur personin e saj të zemrës e ka pranë, gjithçka është kthyer në vend të vetin.

Arta Nitaj- Duke qenë se Shqipëria ka më shumë prezantuese femra se sa ka në Kosovë, është Arta Nitaj njëra prej të cilave komentohet shumë në media.

Ajo është bashkprezantuese e një emisioni televiziv, ku me veshjen e saj provokative merr shpesh herë vëmendjen.

Arta Nitaj për publikun shqiptar u bë e njohur me rolin që pati në serialin ‘O sa mirë’, serial në të cilin po ashtu shfaqej joshëse.

Tash ajo ka marrë një kthesë tjetër në jetën e saj dhe kështu si një prezantuese sporti duket se e ka gjetur veten.

Prezenca e saj mund të jetë pak e mundimshme për futbollistët që shpesh i ka në studio por është edhe diçka e bukur për ta pasur pranë një femër seksi që merret me emision sportiv.

Qeqa Krelani– Motra e këngëtares Flaka Krelani, Qeqa është njëra ndër femrat e cila në ekran televiziv thirret për t’u marrë me muhabete sporti.

Zeshkanja seksi po ashtu merr vëmendjen me paraqitjen e saj  dhe fotot që poston në rrjete sociale marrin shumë pëlqime e komente pozitive.

Duhet kujtuar se ajo është njëra ndër komentatoret e para sportive në trojet shqiptare.

Pra, duke e parë se numri i prezantueseve dhe adhurueseve të sportit po rritet, pritet që në ditët në vijim edhe në Kosovë të dominojnë prezantueset femra të sportit, kështu emisionet do të ishin akoma më të shikueshme.

Next Post
Braçe: Prokurori Gina akuzoi policët për tentative vrasje, vrasësit i nxorri në vetëmbrojtje

Denoncimi i Braçes: Kompanitë e basteve nuk i kanë serverat në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

Largohen protestuesit, Berisha njofton datën e protestës së radhës

March 12, 2026
EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

EMRAT / Begaj dekreton ambasadorët e Shqipërisë në Katar dhe NATO

March 12, 2026
Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

Berisha i bashkohet protestuesve dhe pastaj shpall fitoren nga selia: Rama shënoi vetëvrasjen e tij politike

March 12, 2026
Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In