Një incident ka ndodhur para pak çastesh në mjediset e brendshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Sipas raportimeve të para, një person është futur në ambientet e institucionit me thikë në dorë. Kjo ka detyruar punonjësit të lajmërojnë policinë.
Pas ndërhyrjes së efektivëve të policisë, agresori është neutralizuar dhe është dërguar në spital, raporton tema tv. Megjithatë, situata ka krijuar panik te punonjësit e institucionit, por edhe te kalimtarët në rrugë.
Nuk dihet identiteti i të ndaluarit, por dëshmitarë në vendngjarje thanë se agresori mund të jetë person me probleme mendore. Policia nuk ka dhënë ende një version zyrtar të ngjarjes.
g.kosovari