• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

(FOTO) Nis aplikimi online i lejeve të ndërtimit, sipas modelit të Maqedonisë

by Aalison Pearse Stevens
27/04/2016 13:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20 Prilli shënoi zyrtarisht vënien në punë të sistemit elektronik të aplikimit për marrjen e lejeve së ndërtimit në Shqipëri. Ministria e Zhvillimit Urban, e cila mbikqyr procesin, në bashkëpunim me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit dhe nën asistencën e ZELS, shoqatës së njësive vendore të Maqedonisë kanë nisur këto ditë trajnimin  e të gjithë nëpunësve të bashkive dhe institucioneve publike që do të përdorin sistemin elektronik,  si dhe projektuesit që do të paraqesin kërkesë për trajnim. Që prej 25 Prillit pjesë e trajnimit janë stafet e bashkive: Berat, Ura Vajgurore, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Elbasan, Cërrik, Belsh, Peqin, Gramsh, Librazhd, Korçë,  Maliq , Pustec , Kolonje, Devoll, Pogradec, Durres, Shijak, Krujë, Dibër, Bulqizë, Klos, Fier, Patos, Roskovec, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë, Memaliaj, Përmet, Këlcyrë, Dropull etj.

Nëpunësit e 61 bashkive dhe projektuesve po trajtohen nga ekspertët e ZELS.  Dushica Perisiç, drejtuese e ZELS thotë se projekti i Ministrisë së Zhvillimit Urban të Shqipërisë për një portal online për leje ndërtimi do të lehtësojë procedurat për çdo qytetar apo biznes.

 “Maqedonia është vendi i parë në Europë dhe i dytë në botë që ka të elektronizuar çdo shërbim për marrjen e lejeve të ndërtimit.  Ne kemi kaluar nëpërmjet një procesi, i cili ka patur shumë pengesa, ndaj jemi të gatshëm të ndihmojmë çdo vend të rajonit që do të ndërtojë sistemin online për lejet e ndërtimit. Që prej Nëntorit të vitit të kaluar Ministria e Zhvillimit Urban kërkoi të bashkëpunonim, vecanërisht për të ndihmuar institucionet që përfshihen në sistemin online”, shprehet mes të tjerash Perisiç.

Sipas saj, tanimë gjithçka thjeshtohet, pasi çdo person i interesuar, në çdo cep të Shqipërisë mjafton të hyjë në sistemin elektronik në portalin e- Albania, të vendosë të dhënat dhe mund të ndjekë hap pas hapi se çfarë po ndodh me kërkesën e tij për leje ndërtimi. Pra, nuk do të ketë më nevojë të shkojë fizikisht në bashki, por mjafton të hyjë në sistem, ndërkohë që procedurat për marrjen e përgjigjes janë shkurtuar shumë, 45 ditë.

“Projekti i Ministrisë së Zhvillimit Urban është për tu vlerësuar, pasi krahas të tjerave eleminon korrupsionin në një prej procesve më të rëndësishme për zhvillimin e ndërtimit në vend, siç është ai i marrjes së lejes”, thotë Perisiç.

ZELS është shoqata e njësive vendore në Maqedoni. Që prej vitit të krijimit, 1992 në këtë shoqatë bëjnë pjesë të gjitha bashkitë në vendin fqinj dhe një prej qëllimeve të ZELS, ndër të tjera është edhe ndihma ndaj njësive vendore për forcimin e kapaciteteve, për të përmiësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Ekperienca maqedonase, por edhe e vendeve të tjera të Europës Juglindore për lejet elektronike do të shpaloset në konferencën e dytë ndërkombëtare, organizuar në Tiranë nga Ministria e Zhvillimit Urban në datat 5 – Maj 2016 me temë: Lejet elektronike për një rajon konkurues.

Që prej 20 Prillit deri më 30 Gusht të interesuarit mund të aplikojnë online, por edhe mund të dorëzojnë dorazi në të gjitha bashkitë në vend dokumentacionin për aplikim për leje ndërtimit. Që prej 1 Shtatorit 2016 ky proces do të kryehet vetëm online.

maq4maq5maq 3maq2

 

 

 

Next Post

Trump afër shpalljes kandidat për president

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

Transportonte kallashnikov dhe municion brenda një valixheje, arrestohet pranë terminalit të autobusëve 24-vjeçari!

December 20, 2025
“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

“Do të vdes si burrë”, çfarë shkroi Riza Dani në letrat e cigares para pushkatimit! Kush ishte juristi që sfidoi Enver Hoxhën e Koçi Xoxen..

December 20, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Në punë do të keni mundësi të merrni iniciativa që do të vlerësohen nga të tjerët! Mos hezitoni të.. Çfarë kanë rezervuar yjet për sot

December 20, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

December 20, 2025
Vladimir Putin gati të takohet me Zelensky-n: Le të vijë në Moskë!

Habit Putin: Besoj në Zot dhe është rus! Jam i dashuruar, besoj në dashuri me shikim të parë

December 20, 2025
Berisha në Gjermani takoi edhe Fritzin, mikun e tij të vjetër

Roland Bejko: Baza e PD e ka nxjerrë pothuajse “non grata” Sali Berishën, i ka gënjyer mbështetësit

December 20, 2025
“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

“E vërteta” e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt, krizë apo strategji për vëmendje?! Si nisi historia e dashurisë, balerini kishte 7 vite i fejuar..

December 20, 2025
U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

U kap me kanabis në formë xhelatine me vlerë rreth 10.000 euro, arrestohet 23 vjeçari. Lënda narkotike e trafikuar nga Kanadaja

December 20, 2025
Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

Clinton në pishinë me një grua?! Bëhet publike dosja e ‘Epstein’, dalin në dritë mijëra foto! Reagojnë Demokratët: Nuk është transparente

December 20, 2025
U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

U dënua me burg përjetë për vrasjen e komisar Dritan Lamaj/ Kur do të shqyrtohet kërkesa e Arben Frrokut për rihapje procesi

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In