• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO / Nga rruga tek Ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

by A R
07/04/2026 21:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zona e Tales në Lezhë, është prej kohësh një destinacion i përzgjedhur turistik, i cili çdo vit e më shumë po tërheq një numër në rritje vizitorësh.

Për të kompletuar infrastrukturën që lehtëson aksesin në zonë, por edhe për t’i dhënë një impuls të ri zhvillimit të turizmit, qeveria ka mbështetur projektin e bashkisë për ndërtimin e një rruge të re, që lidh fshatin Rrilë dhe Hidrovorin e Tales me autostradën Lezhë-Tiranë, një investim me gjatësi 6.3 km, i ndërtuar sipas standardeve moderne, me korsi biçikletash, trotuare në të dy anët dhe elementë dekorative.

Kryeministri Edi Rama, ishte sot, 7 prill, në Lezhë i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu. Së bashku edhe me banorë të zonës, të cilët e kanë mirëpritur këtë investim.

Kryebashkiaku Ndreu, vlerësoi infrastrukturën e re, si një ndër projektet më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit në zonë, duke theksuar se kjo rrugë, jo vetëm përmirëson ndjeshëm aksesin drejt Tales dhe Hidrovorit, por ka rritur edhe vlerën e pronave përreth dhe ka krijuar një realitet të ri për komunitetin lokal.

“6.3 km, 10 metra e gjerë me korsi biçikletash, me trotuar është një nga rrugët më të vlefshme për turizmin. Meqenëse industria kryesore është turizmi në Lezhë, qeveria na ka mbështetur me projektin e bashkisë për të bërë një rrugë të tillë, e cila krijon një tjetër realitet edhe për zonën këtu, po edhe për turizmin në Tale. Me thënë të drejtën jemi shumë falënderues. Këta miq që kanë dalë me dëshirën e tyre këtu, nuk e kanë menduar se një ditë do ndodhte kjo. Ky investim i ka rritur vlerën edhe tokave përreth në të gjithë zonën”, u shpreh ai.

Ndërsa kryeministri Rama sugjeroi përmirësimin e mëtejshëm të elementëve estetikë të rrugës, duke nënvizuar nevojën për shtimin e gjelbërimit përgjatë saj, si një komponent i domosdoshëm për ta kthyer këtë aks në një rrugë të mirëfilltë turistike.

Paralelisht me investimet në infrastrukturën rrugore, po vijon edhe zbatimi i një projekti të rëndësishëm në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve. Ky projekt përfshin ndërtimin e ujësjellësit të ri në Kodër-Marlekaj, i cili do t’u shërbejë rreth 5 mijë banorëve, si dhe rehabilitimin e rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, duke synuar zgjidhjen përfundimtare të problematikës së përmbytjeve në zonë.

 “Kjo është faza e parë e projektit të financuar nga KFV-ja që ndahet në pesë komponentë të ndryshëm. E fillojmë me pjesën e ndërtimit të ujësjellësit për dy fshatrat Kakarriq dhe Gocaj që u shërbejnë 3000 banorëve duke mundësuar përfundimisht furnizimin me ujë 24 orë në ditë. Një komponent tjetër është përmirësimi i impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura që është aktualisht. 

Është një detyrim ligjor që të përputhemi me direktivën e ujërave sipas Bashkimit Europian. Një komponent tjetër është ndërtimi i Ujësjellësit të  Kodër Marlekaj që i shërben 5000 banorëve. Komponent tjetër shumë i rëndësishëm është pjesa e rehabilitimit të ujërave të zeza dhe ujërave të shiut, duke qenë se pjesa e Lezhës gjithmonë ka vuajtur pjesën e përmbytjeve”, detajoi inxhinieri i projektit.

Këto investime madhore synojnë, jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës dhe cilësisë së jetës për qytetarët, por edhe rritjen e qëndrueshme të potencialit turistik dhe ekonomik të gjithë zonës së Lezhës.

Next Post
Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë…

Demokratët kërkojnë mbledhje urgjente të Kongresit: Trump po na çon drejt Luftës së Tretë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In