Historia e hotelit “Beverly Hills” është thuajse si një përrallë; aty ku sot shtrihet destinacioni më luksoz në botë dikur ishte një fushë ku mbilleshin fasule dhe perime të tjera.
Një prej fotografive të rralla, bërë në vitin 1900, tregon se si ishte toka në vendin ku do të ngrihej hoteli i famshëm dhe shtëpizat rrethuese.
Sot në një prej lagjeve më të famshme të Los Anxhelosit, ku është ngritur edhe hoteli me të njëjtin emër kalonin pushimet yjet e kohës, si Marilyn Monroe dhe Merlene Dietrich.
Në një libër me fotografi botuar së fundmi, janë publikuar pamje të zonës së 100 viteve më parë, çfarë kishte aty para se të ndërtohej hoteli, si u transformua i gjithë qyteti në vitet në vazhdim dhe ndikimi që pati ky transformim në historinë jo vetëm të Los Anxhelosit, por të gjithë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
g.kosovari