• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një fletëthirrje për të “zbardhur” keqpërdorimin e Haradinajt në Shqipëri

by Java News
25/10/2019 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fletëthirrja për gjyq nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk vlen për të mësuar a ka gënjyer apo jo Haradinaj, në fund të procesit gjyqësor, pasi për të gënjyer të gjithë janë në garë me njëri- tjetrin. Por ajo vlen për të dëshmuar sa joserioze është përdorimi i Shqipërisë për luftë politike në Kosovë, dhe anasjelltas.

E kam dëgjuar akuzën e Haradinajt, që flet se si Thaçi, Vuçiç e Rama, do ndanin 10 milardë eurot e Trepçes. Nuk do më kishte bërë përshtypje, sikur të ishte akuzë për tregun e brendshëm politik në Kosovë, nga ato që në Shqipëri dhe Kosovë nuk bëjnë shumë përshtypje.

Por disa muaj më parë, të njëjtën gjë e kisha dëgjuar nga Ilir Meta dhe Petrit Vasili në Tiranë, që sipas tyre, po bisedohet për ndarjen e Kosovës dhe këta që po bisedojnë, d.m.th Thaçi, i mbështetur nga Rama dhe Vuçiçi, po fitojnë qindra milionë euro.

E gjithë kjo gjë, në Tiranë shkakton më shumë humor se sa dramë, kur dëgjohet nga Petrit Vasili e Ilir Meta, pasi për ata çdo gjë shitet e blihet, por kur përkthehet me seriozitet nga një politikan i Kosovës, tregon se ai po keqpërdoret politikisht.

Ramush Haradinaj e ka bërë këtë me vetëdije, dhe për shkak të tendencës së Hashim Thaçit për ta lënë jashtë interesit ndërkombëtar për bisedimet.

Në tallavanë politike njëvjeçare të bisedimeve të ngecura mes Kosovës e Serbisë, Hashim Thaçi, që mori përsipër “peshën e kryqit”, nën mbështetjen e SHBA dhe BE, nuk i avancoi dot bisedimet, pasi dështoi të krijonte një konsenues në Kosovë rreth tyre.

Dhe kjo e dobësoi pozicionin e faktorit shqiptar të Kosovës në këto bisedime, pasi u la shkas fraksioneve të tjera politike në Tiranë dhe Kosovë, dhe intrigave në diplomacinë shqiptare, të flasin për një komplot personal të Hashim Thaçit.

Dobësimi erdhi filimisht për shkak të pafuqisë politike të Thaçit, për të krijuar një konsensus të gjerë në Kosovë për bisedimet, dhe së dyti, për shkak të ligësisë me të cilën Ilir Meta e Sali Berisha nga një anë, dhe Ramush Haradinaj nga ana tjetër, hynë në një aleancë për ta demonizuar procesin si shitje- blerje pasurish e territoresh.

E vetmja ide e kritikuar e bisedimeve, është shkëmbimi i mundshëm i territoreve, të cilën SHBA nuk e përjashton, por që askush nuk i ka dalë zot, as në Beograd e as në Prishtinë, e natyrisht askush në Tiranë.

Ramush Haradinaj u përdor vetëm për të shtuar në këtë histori si aktor dhe Edi Ramën, që të ndjehej i dobishëm për Ilir Metën dhe Sali Berishën, meqë kishin nisur “revolucionin”.

Defaktorizimi i shqiptarëve në këtë proces, erdhi pikërisht nga përpjekja për të bërë politikë me një proces, që do të jetë në çdo tavolinë të çdo qeverie të Kosovës, derisa të zgjidhet. Dhe në këtë proces, Ramush Haradinaj është thjesht një i keqpërdorur nga Ilir Meta dhe Sali Berisha në Tiranë.

Taksa 100 për 100, e inicuar nga Haradinaj, nuk ishte masë kundër fuqisë ekonomike të Serbisë në Kosovë, por një mënyrë për të ndërprerë mbështetjen amerikane dhe europiane për bisedimet Kosovë- Serbi, që e kishin lënë Haradinajn anash.

Dhe këtë, e bën akoma më të qartë pretendenti për pasardhës të Ramush Haradinajt në Kosovë, Albin Kurti, i cili ka premtuar se fillimisht do heqë taksën 100 për 100 dhe do ta zëvendësojë me një paketë masash reciprociteti me Serbinë. Po të jetë për demagogji nacionaliste, Kurti e lë në hije Haradinajn, por ja që taksa, sipas Kurtit, nuk është një “pasaportë” për t’u treguar patriot, por ishte, siç e pamë, një mënyrë për të defaktorizuar palën shqiptare në bisedimet me Serbinë.

Ndaj dhe fletëthirrja për Haradinajn në gjykatën civile në Prishtinë, nuk është ndonjë dramë juridike, dhe as financiare për Hardinajn. Ai ka parë dhe më keq dhe ka paguar me miliona për gjyqe. Ajo vlen më shumë si dëshmi që ai u përdor nga Ilir Meta e Sali Berisha, për të defaktorizuar palën shqiptare në procesin e bisedimeve Serbi- Kosovë, dhe për të justifikuar dhunën në Shqipëri gjatë “revolucionit” të pranverës.

Fjalori i Haradinajt në këtë rast i përngjan gjuhës dhe stlit të “qytetarit digital”, që nuk e mbaron dot fjalinë, pa përmendur dhe miliarda euro.

Njësoj u keqpërdor Ramush Hardinaj dhe në procesin e shtyrjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, duke rrezikuar ta çonte Shqipërinë në një luftë vëllavrasje, pasi ai ra dakord me Ilir Metën të mos distancohej, kur presidenti tha se forca paramilitare nga Kosova do digjnin Parlamentin e Shqipërisë.

Nëse këtë akuzë, do t’ia bënte Qeverisë së Kosovës, çdo politikan tjetër shqiptar, përveç Ilir Metës, patrioti Haradinaj do prekej në sedër dhe do bëhej nami. Në fakt, ai heshti dhe i shijoi shumë deklarata e Ilir Metës për “Rambot” e tij që do na digjnin Parlamentin, ndërkohë që e dëgjonte duke shijuar verë e peshk tek kompleksi “Fafa” në Golem.

Pas kësaj, dhe sidomos pas zhvlerësimit që ju bë “heroizmit të tij më të madh”, taksës 100 për 100 nga pasardhësit e tij, LDK dhe Vetëvendosja, të cilën po e hedhin në kosh, tregon se ajo ishte një letër higjenike njëpërdorimshe, siç do thoshte Sali Berisha në këtë rast, me të cilën shpresuan se “revolucionit” të pranverës do t’i shtonin dhe pak benzinë patriotike.

Next Post
Kurdët largohen pas pushtimit turk/ ISIS merr kontrollin e kampit al-Hawl, aty ndodhet Alvi dhe shqiptarë të tjerë

Kurdët largohen pas pushtimit turk/ ISIS merr kontrollin e kampit al-Hawl, aty ndodhet Alvi dhe shqiptarë të tjerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

“Robi plaket kur don vet”, Sali Berisha tregon se ku e sheh veten në 2029-ën

July 30, 2026
Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

Me not drejt Europës! Qindra emigrantë kalojnë detin për të hyrë në Spanjë

July 30, 2026
“Nëse Rama nuk vjen në interpelancë …”, Berisha porosi deputetëve: Do përfundojmë te drejtorët e ministrive

“Fatkeqësi që kanë qenë pranë meje”, Berisha komenton ish-zyrtarët demokratë që iu bashkuan PS-së

July 30, 2026
Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

Krijohet Regjistri Kombëtar për Kanabisin Mjekësor e Industrial, monitorim digjital nga kultivimi te asgjësimi

July 30, 2026
“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

“Ma ço lart atë që nisi Zana Çela”, demokratja e emëruar në krye të AKT zbulon bisedën me Ramën: Më tha ‘mos u bëj socialiste’

July 30, 2026
Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

Bllokohen ndërtimet në bregdet deri më 15 Shtator, ja punimet që përjashtohen dhe orari i lejuar

July 30, 2026
10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

10 viktima dhe shkatërrim në disa qytete, çfarë ndodhi së fundmi në Ukrainë

July 30, 2026
Berisha dhe parimorët e karrigeve

“Më morën në telefon”, Berisha tregon si u njoftua për heqjen e “non gratës” dhe kur do të udhëtojë në SHBA

July 30, 2026
Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

Eurostat: 53% e familjeve shqiptare nuk bëjnë dot një javë pushime

July 30, 2026
Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

Çfarë dihet për arkivat që Kosova po i kërkon Serbisë t’i hapë

July 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com