• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Në pikun e pandemisë, Leskaj i PD-së grumbullon dhjetra qytetarë në Vlorë: Sqarova programin

by Java News
12/02/2021 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse vendi ynë po përjeton pikun e pandemisë COVID 19, drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj vazhdon i pashqetësuar mbledhjet dhe grumbullimin e qytetarëve në ambjente të mbyllura. Me disa pamje të publikuara nga vetë Leskaj në Selenicë ai shkruan se grumbullimet janë bërë për të sqaruar programin e Partisë Demokratike. “Analizat jo politike e nxjerrin sot zbuluar qeverinë, në mos përmbushjen e detyrimeve ndaj rinisë” – shkruan Leskaj ndërkohë që mesa duket sipas tij programi i PD-së është më i rëndësishëm se shëndeti i qytetrëve në kohërat që po jetojmë. Ditën e sotme janë gjobitur dia figura të ndryshme politike për mos respektimin e masave Anti-Covid.

Postimi i plotë i Bujar Leskaj:

Me të rinjtë shpresëdhënës të Selenicës dhe Lumit të Vlorës. Zhvillova një takim me të rinj demokrat të zonës. Gjatë bashkëbisedimit me ta sqarova programin e Partisë Demokratike për Rininë, Arsimin dhe Ekonominë. Analizat jo politike e nxjerrin sot zbuluar qeverinë, në mos përmbushjen e detyrimeve ndaj rinisë. Qëndresa Qytetare, një ojf e njohur, analizon se qeveria la në harresë dhjetra premtime dhe detyrime për të rinjtë, si: 1- Ndërtim i shkollave të reja, 2- Sigurimi i ushqimit në shkolla, 3- Ndërtimi i portalit të karrierës, 4-Krijimi i bordit këshillimor pranë MASR, 5- Krijimi i fondit mbështesë për të rinjtë, 6- Paisja e klasave me tableta interaktive multimediale, 7- Portali Rinia.al për të rinjtë, edhe pse u parashikua me fondin përkatës nuk u realizua, 8- Dështoi ndërtimi i 120 klasave digjitale, edhe pse pikërisht për këtë u morr kredia prej 3.5 mln euro, 9- Nuk u realizua pakti për Universitetin, Vettingu në Universitete, etj etj .

Sondazhet dhe analizat jo politike e nxjerrin zbuluar këtë qeveri. Qeveri që për hir të përfitimeve vetjake, ka demoralizuar dhe detyruar të rinjtë të braktisin vendin. Dhe largimi i të rinjve nuk është një largim normal, siç ndodh në të gjitha vendet e botës, por një largim masiv, një hemoragji në trup e në shpirt të Shqipërisë! Parësore për Partinë Demokratike do të jetë rinia, rënia drastike e numrit të largimit të të rinjve duke i ofruar një jetë më të mirë në vendin tonë, fuqizimi i të rinjvë, integrimi, angazhimi i tyre. Sigurimi i një shkollë dhe jetë të sigurt, duke filluar me bursat mbështetëse të plota dhe të pjesshme për çdo student . Të gjitha këto te parashikuara në programin e Partisë Demokratike. U angazhova përpara të rinjve të Selenicës në emër dhe të kryetarit Basha se prioriteti numër 1 i qeverisë së ardhshme do të jetë punësimi e në veçanti, punësimi i rinisë. 110 mijë vende pune të reja, është angazhimi i Partisë Demokratike për vitet 2021-2025. Gjatë bashkëbisedimit të rinjtë u shprehën se shohin një shpresë të madhe tek ndryshimi, tek alternativa e PD. Të rinjtë Demokrat të Selenicës gjatë këtij muaji do të përfundojnë ristrukturimin dhe konstituimin e FRPD Dega Selenicë. Në fund të takimit, u shpërndava të rinjve librat: “Hysni Lepenica” me autor Enver Memishaj, Gëzim Zilja “Skaner 97” si dhe librat e mi “Gao, Nik dhe leksionet e Dodarios”, “Muzat e qëndresës” si dhe tekstin univeritar “Paraja dhe Banka” Rinia ka 8 vjet në harresë nga Rilindja. Ka ardhur koha të ndryshojmë. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria. Bashkë me rininë do të sjellim shpresë të re për Selenicën, Vlorën dhe Shqipërinë! Në 25 prill #riniafiton #Selenicafiton #Vlorafiton #Shqipëriafiton

    

Next Post
Aksident i rëndë rrugor/ Humb jetën 26-vjeçari në Fier. Policia sqaron ngjarjen

Aksident i rëndë rrugor/ Humb jetën 26-vjeçari në Fier. Policia sqaron ngjarjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

Sulmet e SHBA-ve dhe Izraelit në Iran, vritet edhe ish-presidenti Mahmoud Ahmadinejad

March 1, 2026
A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

A mund të rindërtohet shqiptari që skuqet nga vjedhja

March 1, 2026
Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

Pas deklaratës së babait të Selin, reagon për herë të parë vëllai i Mirit: Nuk na erdhi mirë, por…

March 1, 2026
Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

Pas Ilir Prodës, shkarkohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës

March 1, 2026
“SPAK po i bën opozitës “peshqesh politik”, por nuk e përdorin dot sepse janë të mjerueshëm”

Modeli i politikanit që i duhet Shqipërisë

March 1, 2026
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In