• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTO/ Naltoni nga Fieri në Gjykatën Britanike: Vettingu në Shqipëri do të bëhet dhe po bëhet!

by Java News
11/11/2017 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rënia e firmave piramidale dhe kaosi politik i vitit 1997, bëri që shumë shqiptarë të largoheshin nga vendi. Edhe pse destinacionet më të preferuara ishin Greqia apo Italia, një pjesë tjetër zgjodhi Anglinë, si vendin ku do të plotësonin ëndrrat e veta. Disa nuk ia dolën mbanë, por kishte edhe nga ata të cilët patën sukses. Një prej tyre është Nalton Shtëmbari, 44 vjeçari nga qyteti i Fierit

Naltoni është djali i një prej mësuesve më të dashur në Fier, Kristaq Shtëmbarit, i shpallur Mësues i Popullit. Për ta nderuar, qyteti i Fierit i ka vënë emrin e tij një shkolle 9 vjeçare në Fier. Që në vegjëli Naltonit i pëlqente të ishte avokat dhe i vendosur për t’ia dalë mbanë, në shtator të ’91, ai nisi studimet për drejtësi në Tiranë. Menjëherë më pas gjeti punë si jurist pranë Bankës Tregtare Kombëtare. Por përsëri, kaq nuk mjaftonte.

“Situata në Shqipëri ishte shumë e tensionuar dhe zhvillimi profesional dukej i pamundur”, thotë për Dritare.net Naltoni.

Së bashku me bashkëshorten, të cilën e ka njohur që në vitet kur ishin ende studentë, nisen drejt Londrës. Atje i priste, motra e Naltonit, e cila punonte për seksionin shqiptar të BBC.

Babai i dy fëmijëve rrëfen për Dritare.net se fillimi ishte i vështirë, edhe pse e njihte mirë anglishten dhe kishte diplomë për juridik, ai punoi si kamerier e si përkthyes.

“Kam përkthyer pothuajse kudo, në polici, gjykatë, spitale, shërbime sociale, shkolla, studio filmi etj. Kam përkthyer në qindra seanca gjyqësore dhe mësova kaq shumë, sa që ndihesha tepër konfident në njohuritë e ligjit.”

Vullneti i Naltonit është shumë i madh, ndaj edhe eksperienca e tij profesionale është e gjatë. Në 2004-rën, ai nisi studimet në “Open University”, ku edhe punonte pranë një avokati. Më pas filloi të punojë në kompaninë e avokatëve ‘TV Edwards Solicitors’.

“Kur isha në TV Edwards mbarova juridikun, bëra kursin e praktikës ligjore dhe u kualifikova si avokat. Gjatë kësaj kohe unë punova si një nga editorët e librit Blackstone’s Police Station Handbook nga Oxford University Press”, tregon për Dritare.net
Sot 44 vjeçari punon për kompaninë Capsticks në Londër, avokat i pasurive të patundshme dhe përfaqëson ekskluzivisht disa pronarë të mëdhenj tokash në Angli.

Sa e vështirë është të jeni shqiptar në sallën e Gjykatës Britanike? Po në punë, teksa ju rriteshit profesionalisht, keni ndjerë paragjykime?

Kam qenë me shumë fat që kam punuar në gjykata dhe institucione ligjore, ku nuk e kam ndjerë asnjëherë paragjykimin. Çdo gjë që unë kam fituar, ka qenë si rezultat i punës sime.
Të jesh avokat në Angli është magjike dhe nuk ka asnjë problem që nuk je britanik, për sa kohë e bën punën siç duhet.
Çështjen e parë si e kujtoni, po atë më të vështirën?
Çështja e parë në Gjykatën e Lartë ishte një çështje penale. Unë përfaqësova një ish-ushtar amerikan për armë mbajtje pa leje në Londër. Këtë gjyq unë e fitova dhe nuk di ta përshkruaj se sa shumë u gëzova. Më vinin mesazhe pafund urimi nga miq e të panjohur.
Ndërsa, çështja më e vështirë ishe një vrasje e dyfishtë në Londër, e cila zgjati për gati dy vjet. Kërkonte përkushtim maksimal.
Sa çështje gjyqësore numëroni?
Nuk e di numrin e saktë, por mund të them me qindra si në Gjykatë të Lartë dhe në atë të Ulët. Të qenit avokat të mëson çdo gjë në lidhje me profesionin, pasi përfaqëson një numër të madh klientësh dhe përballesh me prokurorë e gjykatës në çdo moment. Të gjithë e dinin që unë isha shqiptar dhe ndonjëherë më thoshin për të ndihmuar me gjuhën e ndonjë të pandehuri shqiptar në Gjykatë.
Po sa i takon sistemit gjyqësor në vendin tonë, jeni i përditësuar?
Po jam i përditësuar, të paktën aq sa transmetohet në televizione. Sistemi gjyqësor në Shqipëri është ndryshe nga ai i Anglisë. Edhe pse u bë një kohë e gjatë qëkur u largova, përsëri i ndjek me shumë kujdes.
Sipas jush ku po çalon drejtësia shqiptare?
Për mendimin tim, drejtësia shqiptare ka një problem shumë të madh. Ai është korrupsioni. I cili është bërë pjesë e kulturës në Shqipëri, ku nuk zgjidh dot asnjë hall pa paguar. Kjo është çështja kryesore dhe më e rënda, për të cilën duhet të merren masa sa më shpejt.

 Sa funksional është ligji për Vettingun?
Ligji për Vettingun është i domosdoshëm për Shqipërinë. Drejtësia jo vetëm që duhet të bëhet, por edhe të duket që po bëhet. Por, kjo nuk mund të arrihet me njerëz të cilët janë dënuar më parë. Prandaj qeveritë duhet të bëjnë kujdes kur zgjedhin drejtuesit. /Dritare.net

Next Post
Gazetarja Mimoza Picari, bën ‘divorc’ me Oranews, rikthehet në Top- Channel

Gazetarja Mimoza Picari, bën 'divorc' me Oranews, rikthehet në Top- Channel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

October 31, 2026
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
Paralajmëron Karamuço: Britanikët kanë sjellë një listë të re me “non grata”

Karamuço analizon protestën, zbulon çfarë ndryshoi sot në sjelljen e protestuesve dhe paralajmëron grupin e dhunës!

October 31, 2026
I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

October 31, 2026
Me 200 petrita, me llastiqe

Me 200 petrita, me llastiqe

October 31, 2026
Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

October 31, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In