• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

(FOTO) I moshuari nga Memaliaj, kërkon nuse kundrejt 3.4 milionë lekëve

by Java News
03/11/2016 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E rrallë për ta besuar, por e vërtetë. Një 73 vjecar, banor i Memaliajt, kërkon të martohet në pleqëri. Madje mblesit, i ka ofruar një shumë mjaft tunduese prej 3.4 milionë lek të vjetra. Quhet Spiro Kamberi dhe është një ndër banorët e hershëm të Memaliajt që kur është formësuar si qytet në fillimvitet ’50.

Ka punuar në minierë dhe asnjëherë nuk e ka braktisur qytetin ku u rrit, u shkollua, punoi ku krijoi familje dhe madje edhe kur varrosi me duart e veta, bashkëshorten  e vet që ka pak kohë që u nda nga jeta. Për këtë shkak, i moshuari për të ngrysur vitet e fundit të jetës, kërkon të martohet dhe të gjejë një grua që t’i përgjigjet shijeve të tij. Kushti i vetëm dhe i panegociueshëm, është që ajo që do të lidhë “fatin” me të, të jetë nga Gjirokastra.
Kjo pasi sic thotë vetë Spirua për gazetën “Panorama”, e do nga zona e tij minoritare e origjinës nga fshati Goranxi nga Dropulli. Në kushtet e vetmisë, ai nuk lihet pas dore nga miqtë e tij që e vizitojnë shpeshherë, si Selami Rrapa apo dhe Roland Suli që i gjenden gjithmonë pranë. Vetë Spiroja, shprehet se nuk jeton dot më i vetëm ndonëse e përballon jetën pasi lan dhe pastron vetë shtëpinë, gatuan vetë, mban higjenën vetjake më mirë se ndonjë i ri, apo është frekuentues  rregullt i shëtitores së qytetit, cdo ditë.
Vetë Spiro Kamberi, ka kontaktuar Panoramën për të “promovuar”  kërkesën e tij të pazakontë në kushtet kur askush, nuk i afrohet apo t’i gjendet pranë. Dua një grua nikoqire që të më gatuajë të më qëndrojë pranë dhe të më mbajë pastër shtëpinë, por e dua nga zona ime që të komunikojë gjuhën greke me mua-shprehet Spiro. Shumë kanë ardhur këtu me shpresën për të qenë gruaja ime, por nuk më kanë pëlqyer sepse nuk janë sic dua unë me të vërtetë-shprehet i moshuari-por pranoj një grua që t’i përafrohet moshës sime apo le të jetë qoftë edhe 10 apo 14 vjet më e vogël se unë, pak rëndësi ka se cfarë ka bërë në rininë e saj, unë dua të më pleqërojë-shprehet ai. Ndërkaq i moshuari ka katër fëmijë, 2 djem dhe po kaq dhe vajza të gjithë të martuar dhe emigrantë në Greqi.
Ai përfiton një pension 20 mijë lek në muaj ndërkohë që pëfiton edhe një pension tjetër 130 euro nga Greqia si minoritar. Por këto të holla, nuk i mjaftojnë atij, që të përmbushë ngrohtësinë që duhet t’i jepet nga një bashkëmoshatare dhe sic thotë shpesh ai, “Perëndia të më kishte marrë mua më mirë sesa gruan që kisha”. Fëmijët e kanë lënë të vetëm në Memaliaj në mëshirë të fatit dhe në këto kushte, 73 vjecari, kërkon që jetën ta ngrysë, në krahët e një gruaje që ta dojë as më shumë dhe as më pak, aq sa gruja e tij që i la shëndenë.  ma.meunnamed (38)unnamed (39)unnamed (37)
Next Post
Beteja për Dibrën, partitë e mëdha dhe si del në pah “faktori çam”

KVV: Politizimi i KQZ-së, proces që cenon zgjedhjet dhe demokracinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I dënuar në Itali me 5 vite e 6 muaj burg për prostitucion, arrestohet Lazër Vladaj

Siguroi kushtet për vrasjen e tre personave, ekstradohet nga Italia 49-vjeçari

April 9, 2026
Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

Rama publikon pamjet nga punimet në shëtitoren “Taulantia” në Durrës: Përfundon në qershor

April 9, 2026
Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

Në arrest shtëpie, por vijonte aktivitetin kriminal, 52-vjeçari kapet me drogë dhe armë

April 9, 2026
Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

Gjykata e Lartë rishikon “arrestin me burg”, debat mes gjyqtarit dhe prokurorit për barrën e provës

April 9, 2026
“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

“Ligjet e anëtarësimit”, Bardhi përplaset me Ballën: Na jepni listën e akteve!

April 9, 2026
“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

“Keni gjobë ose pako”, eksperti flet mbi SMS-të e rreme që tentojnë t’ju vjedhin të dhënat

April 9, 2026
KUVENDI LIVE! Lamallari përballë opozitës, Tabaku kërkon interpelancë me Ramën

“Të bëhet në seancën e 14 majit”. Kuvendi miraton propozimin e PS për mocionin me debat për raportin e KE

April 9, 2026
LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

LIVE! “S’keni dhënë një votë për…”, Balla e Tabaku, debate në Kuvend: O dashnorët e rinj të Shqipërisë në BE…

April 9, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

“Bindja e publikut” si provë?! Kur drejtësia i dorëzohet perceptimit…

April 9, 2026
Letra nga burgu kundër Kodit Penal, të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht, rivlerësim të paraburgimit

Burgjet britanike “pushtohen” nga shqiptarët? Avokati: Shifrat, të ekzagjeruara!

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In